• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta Nick Kamen

-Instant, Paparazzi, Slider



Modeli dhe muzikanti i njohur, Nick Kamen ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare. I lindur në Essex, ai u bë mjaft i njohur për paraqitjen e tij në një reklamë të vitit 1985 për ‘Levis 501’. Pas këtij suksesi, ikona e muzikës “pop”, Madonna, bashkoi forcat me Nick në hitin “Every Time You Break My Heart”.

Nick u komentua mjaft nga publiku në vitin 1984, kur u shfaq në kopertinën e revistës “The Face”. Ndërkohë, shfaqja e tij në reklamën e viteve 1980 të “Levis”, ku Nick veshi një palë pantallona të shkurtra të bardha boksi në mes të një lavanderie të stilit të viteve 1950, rrëmbeu menjëherë vëmendjen e njerëzve. Kjo reklamë çoi në një rritje të madhe të shitjes së “Levis”, drejtuar nga Roger Lyons,.

Në vitin 1986, Madonna u afrua me Nick dhe i dërgoi një këngë që ajo kishte shkruar me Stephen Bray. “Every Time You Break My Heart” u bë hiti numër pesë në Mbretërinë e Bashkuar.

Më pas, Kamen publikoi këngën “Loving You Is Sweeter Than Ever”. Periudhën e fundit të jetës ai ishte beqar, ndërsa përsa i përket lidhjeve të tij të mëparshme, ato ishin me emra të njohur në botë si: Amanda De Cadenet (1999 – 2001), Talisa Soto dhe Tatjana Patitz.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *