• |
ide | kryesore

Padia për gjenocid, Vuçiç: Kjo nënkupton bashkim me Shqipërinë, mos e bëni këtë

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti serb, Aleksander Vuçiç këtë të mërkurë ka folur në lidhje me mundësinë që Kosova ta padis shtetin e tij për gjenocidin e luftës së fundit.

Mediat vendase bëjnë me dije se Vuçiç me një ton kërcënues, ka kërkuar nga Kosova që të mos ushtrojë padi, sepse sipas tij kjo mund të bëhet vetëm përmes Shqipërisë.

Sipas tij nënkupton defakto bashkim të Kosovës me këtë shtet.

“A mund ta kërcënoni Serbinë me procese gjyqësore për gjenocid? Ju mund ta bëni atë vetëm përmes një shteti tjetër, domethënë përmes Shqipërisë – kjo do të nënkuptojë fillimin de facto të bashkimit me Shqipërinë. Unë u kërkoj shqiptarëve nga Kosova të mos e bëjnë këtë”, ka thënë Vuçiç.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *