• |
ide | kryesore

Bill dhe Melinda Gates/ Prapaskenat e divorcit më të shtrenjtë në botë

Kryesore



I tërë opinioni global u trondit kur bamirësit miliarderë Bill dhe Melinda Gates, bashkëthemelues të një prej fondacioneve më të mëdha private në botë, paraqitën të hënën kërkesën për divorc. Pas 27 vitesh së bashku dy nga njerëzit më të pasur në botë, të cilët reformuan filantropinë dhe shëndetin publik, bënë të ditur se do t’i jepnin fund martesës me anë të një postimi në Twitter ku shkruhej se vendimi kishte ardhur pas një reflektimi të gjatë në marrëdhëniet e tyre.

Për dekada, z. dhe znj. Gates kanë qenë prezentë në skenën botërore, të përmendur shpesh për kontributet e tyre të mëdha bamirëse duke u dhënë atyre qasje në nivelet më të larta të qeverisë, biznesit dhe sektorit jofitimprurës. Fondacioni Bill dhe Melinda Gates, me një pasuri prej rreth 50 miliardë dollarësh, ka pasur ndikim të madh në fusha si shëndetësia globale dhe ka bërë përparime të mëdha në uljen e vdekjeve të shkaktuara nga malaria dhe sëmundje të tjera infektive. Gjatë vitit të kaluar, çifti kanë qenë veçanërisht të dukshëm, duke komentuar rregullisht për luftën në mbarë botën kundër Covid-19 pasi fondacioni i tyre shpenzoi më shumë se 1 miliard dollarë për të luftuar pandeminë.

Çifti tha se të dy kanë “ndërtuar një fondacion që punon në të gjithë botën për të bërë të mundur që të gjithë njerëzit të bëjnë jetë të shëndetshme dhe produktive” dhe se ata “vazhdojnë të ndajnë një besim në atë mision”, por nuk besojnë më mund të rriten së bashku si çift në fazën tjetër të jetës.

Por çfarë do të ndodhë me pasurinë e tyre?

Interneti filloi me spekulime rreth asaj që do të thoshte për filantropinë, shëndetin global, të ardhmen e teknologjisë dhe tregun e aksioneve. Një tjetër aspekt që ka tërhequr vëmendjen e tërë globit është edhe se çfarë do të ndodhë me pasurinë e tyre.

Sipas medieve të huaja, çifti që janë martuar në vitin 1994, pritet të kenë divorcin më të shtrenjtë në botë, me një kosto të vlerësuar prej 127 miliardë dollarësh. Televizioni amerikan CNBC ka rishqyrtuar pasurinë e miliarderit të katërt në botë Bill Gates dhe si mund të ndahet ajo pas divorcit.

Gates ka një portofol multimilionar të pasurive të patundshme me vlerë mbi 166 milion dollarë në total ndërsa vlera e parashikuar e aksioneve të tij në pronë është 65 milion dollarë.

Shtëpia kryesore e çiftit Gates në Washington, që njihet edhe si Xanadu 2.0.n rreth 25 000 metra katrorë ka pamje nga liqeni i Washington in Medina, pranë Seattle ku ndodhet qendra e fondacioni të tyre. Gates e blenë pronën ne 1988 për vetëm $2 milionë, por pas shtatë vjet rinovimesh për ndërtimin e ‘shtëpisë së ëndërrave’ vlera e saj arriti në $63 milionë.

Ata zotërojnë gjithashtu një fermë gjigande prej $59 milionë në Wellington, Florida. Familja zotëron gjithashtu rezortin Irma Lake Lodge, pranë liqenit me të njëjtin emër, në Ëyoming, i krijuar fillimisht prej Buffalo Bill në 1902. Gates e blenë atë në 2009.

Çifti po ashtu ka dy shtëpi të tjera në Kaliforni, fermën 1 km/katrorë Rancho Paseana, të blerë për $18 milionë në shtator 2014, si dhe pronën $43 milionëshe në San Diego, Kaliforni.

Koleksioni i makinave sportive të Gates vlerësohet rreth 650,000 dollarë, sipas Wealth-X, duke përfshirë një Porsche 911, një Jaguar XJ6, një Porsche Carrera Cabriolet 964, një Porsche 959 Coupe të vitit 1988 dhe një Ferrari 348.

Pasuria më e madhe e Gates është kompania Cascade Investment, të cilën ai e financoi me shitjet e aksioneve të Microsoft. Pjesa e tij në Cascade Investments vlerësohet në rreth 29.9 miliardë dollarë, sipas Wealth-X, dhe përbën 22.4% të pasurisë së tij. Përmes Cascade Investment, Gates ka aksione me vlerë miliarda dollarë.

Bill dhe Melinda Gates Foundation Trust thuhet se gjithashtu zotëron aksione përmes Cascade Investment. Në një postim në blog të vitit 2019, Gates shkroi se të dy zhvendosën 20 miliardë dollarë të aksioneve të Microsoft-it drejt Fondacionit ndërsa sot raportohet se fondacioni ka grumbulluar afro 51 miliardë dollarë pasuri.

Ata kanë tre fëmijë së bashku dhe siç shkruan Business Insider secili prej fëmijëve të Gates do të trashëgojë 10 milionë dollarë.

Deri tani mendohet se ky do të jetë divorci më i shtrenjtë në botë. Shuma që Bill do ti kalojë bashkëshortes nuk është sqaruar ende, por pritet t`ia kalojë 32 miliardë dollarëve që Jeff Bezos u detyrua t`i japë të shoqes MacKenzie Scott. Bill dhe Melinda “i kërkuan gjykatës të ndajë pasuritë e tyre bazuar në kushtet e kontratës së ndarjes, por detajet e kontratës nuk u bënë të ditura”, shkruan Forbes.

Divorcet më të shtrenjta në botë

Ndërsa divorci i tyre vjen si një tronditje për shumë, nuk është hera e parë që çifte shumë të pasura kanë parë martesën të përfundojë në divorc.

Kështu për të listuar disa nga divorcet më të shtrenjta në botë:

Jeff Bezos, themeluesi i Amazon dhe njeriu më i pasur në botë, pagoi 38 miliardë dollarë në divorcin me gruan e tij prej gati 26 vjetësh, MacKenzie Bezos në 2019.

Miliarderi Rupert Murdoch pagoi 1.7 miliardë dollarë për tu ndarë, pas një martese prej 32 vjetësh, nga ish gruaja e tij Ana.

Miliarderi i Formula 1 Bernie Ecclestone u divorcua nga gruaja e tij e dytë Slavica në 2009. Ndërsa shumica e miliarderëve mund të kenë frikë se duhet të ndajnë pasurinë e tyre, Ecclestone përfitoi nga divorci. Dokumentet tregojnë se që nga divorci i tij në 2009 ai ka marrë 500 milion dollarë amerikanë (540 milion dollarë) nga ish-gruaja e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *