• |
ide | kryesore

Shqipëria del nga harta e kuqe e Covid në botë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shqipëria del nga zona e kuqe e Covid në hartën botërore për situatën e pandemisë. Mjeku neurokirurg në Madrid, Kita Sallabanda tha se ndryshe nga një muaj më parë, dy javët e fundit të prillit situata në Shqipëri është pozitive.

“Shqipëria është në ngjyrë të verdhë, ndërsa pjesa më e madhe e Europës në ngjyrë të kuqe. Është një vend që është që është në situatën e mesme, nuk është si Kina, Australia apo Meksika në listën jeshile, por është situatë pozitive, ndërsa më parë ishte me ngjyrë të kuqe”, tha Sallabanda.

Sipas mjekut Sallabanda, edhe të dhënat e Bashkimit Europian e nxjerrin Shqipërinë në vendin e dytë në Europë që po e kalon lehtë pandeminë.

“Unë mendoj se Shqipëria është më mirë se vendet e rajonit. Shqipëria nga të dhënat e BE është vendi i dytë në Europë që po e kalon më lehtë dhe po del më lehtësisht nga kjo pandemi”.

Përmirësimi i situatës ka dy faktorë.

“Dhe kjo është kjo për shkak të vaksinimit të popullatës dhe asaj pjese që e ka kaluar Covid-in”.



1 Comment

  1. dokumentet që provonin ekzistencën e një lumi miliardash të serbëve të nisura nga parajsat fiskale dhe të mbërritura në Tiranë, ku janë menaxhuar në cash nga Argita Berisha dhe nga ortakja e saj Flutura Kola, nga dhëndri i kryeministrit Jamarbër Malltezi dhe nga Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës. Një skemë po aq të kamufluar ka përdorur edhe Shkëlzeni për t’u pasuruar. Në kushtet zbardhjes së fakteve të reja mbi prapaskenën e pasurimit të Argitës, Jamarbrit dhe Shkëlzenit, mbetet për t’u parë se çfarë versioni do të japë Berisha për burimin e pasurive, gjatë deklarimit para se të pranojë mandatin e deputetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *