• |
ide | kryesore

Silva Bino për uljen e rasteve të reja me COVID-19: Nuk kemi pasur asnjëherë pozitivitet kaq të ulët

-Instant, Lajme, Të fundit



Shefja e epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino ka dhënë detaje mbi situatën me pandeminë në gjithë vendin.

Bino thotë se pika e pozitivitetit në vend ka arritur nën 5%, ndërkohë që Shqipëria asnjëherë nuk e ka pasur kaq të ulët pozitivitetin.

Ajo thekson se incidenca e rasteve është e ulët në të gjitha Bashkië e mëdha, përveç Lezhës e Kukësit.

Po ashtu ajo thotë se sipas shifrave, vaksinimi ka ndikim të drejtpërdrejtë në uljen e vdekshmërisë, dhe Gjirokastra deri tani ka mbulesën më të lartë vaksinale për shkak dhe të popullsisë më të moshuar.

“Ministre, ju i preznatuar shifrat e incidencës. Ajo që dua të them është që aktualisht të gjitha Bashkitë e Mëdha kanë incidencë të ulët, përveç rritjes në Lezhë e Kukës si Bashkitë e Mëdha, dhe disa Bashki të vogla. Pjesa më e madhe e vendit paraqet ulje. Ajo çfarë është e rëndësishme, kemi arritur një pik të pozitivitetit nën 5%, që është element i rëndësishëm në këtë moment. Gjatë gjithë kohës së pandemisë, s’kemi pasur pozitivitet kaq të ulët, lidhur kjo dhe me testimet aktuale.

Kështuqë ky është një element që flet për ulje të qarkullimit në vend. Fakti tjetër i rëndësishëm është incidenca ulja e vdekjeve, ulja e numir të vdekjeve. Kemi ende vdekje gjithësesi.

Është një slajd që paraqet vaksinimin dhe vdekshmërinë në vend. Jemi duke matur se çfarë impakti ka vaksinimi në të gjitha grupmoshat. Shtrimet në spitale, Ky slajd tregon fare bukur rritjen e vaksinimt me dozë të parë, dhe vdekjen më të ulëta. Vdekjet janë në popullata mbi 60 vjeç. Si rezultat i vaksinimeve, ka impakt tek vdekjet. Për të parë më tej impakti që vaksinimi do të ketë në përgjithësi në popullatë, do të tregohet në javët në vazhdi. Por besoj se do ja dalim, dhe deri në fundvit do jemi vend me mbulesë të lartë vaksinale. Ardhja e vaksinave, dhe absorbimi nga sistemi shëndetësor, dhënia e vaksinimit si shërbim në qendra shëndetësore, në pika të grumbulluara, në pika të tjera, ka bërë që kjo përthithje të jetë e shpejtë. Kjo është arsyeja se pse Shqipëria, është një nga vendet, quhet sukses në këtë program, për shkak edhe të këtij absorbimi nga sistemi shëndetësor, dhënia e vaksinimit. Ka përqindja e vaksinave ka filluar të matet, është e ndrysh,e Gjirokastra ka mbulesën më të lartë vaksinale, lidhet dhe me popullatën në moshë të thyer që ka ky qark. Ka pasur incidencën më të lartë, por edhe të vdekshmërisë.

Qarqet e tjera, Vlora, Fieri, por mbrapa nuk ngelet as Tirana. Dua të them që vaksinimi po ecën me ritme të shpejta, dhe strategjia që kemi ndjekur, mbushjen e popullatës me dozën e parë, shembull nga Britania e Madhe, është strategji që duket se ka sukses.

E them me modesti, por duket që ka ndikim. Duhet të mbajmë këto ritme. Qoftë me dozën e dytë, por edhe të parën që të kemi rezultate të mira”,–tha Bino.



2 Comments

  1. Ju duhet te hetohej per krim ndaj njerzimit ska kush tu hetoj ketu qendron problemi ju keni bere krim me mospjesmarrjen e 30 mije emigranteve nga greqia ne votime qe kishin KETE QEVERI BASHKE ME JU NE LUM.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *