• |
ide | kryesore

VIDEO/ Endri Shabani lë në mes emisionin “Open” në TCH: Vazhdoni vetë…

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kreu i “Nisma Thurje” Endri Shabani e ka lënë në mes debatin në emisionin “Open” në Top Channel mbrëmjen e së mërkurës.


Ai po fliste për fushatën elektorale të forcës së tij politike dhe në një moment ka akuzuar edhe mediat, për humbjen e partive të reja që nuk u dhanë hapësirën e duhur.


“30 ditë fushate ka qenë e vështirë që votuesit të shohin programin tonë politik. Mendoj se fushata jonë ka qenë më e mirë se fushata e Tom Doshit. Pas fushatës ju na merrni këtu dhe na thoni pse jemi kaq të dobët” – tha Shabani.

“Në këtë mes edhe media dhe analistët diskutojnë pse nuk fitojnë partitë e reja. Kjo quhet profeci vetëmbushëse, ky lloj diskursi ka impaktin e vet. Nuk kemi humbur ne, kemi humbur të gjithë. Kemi nevojë për një dorë, për rolin tuaj, se nuk është problemi te ne, problemi është që ça modeli i japim të rinjve” – shtoi ai.

Në këtë çast është ndërprerë nga moderatorja Eni Vasili, por Shabani tha se nuk mori kohën e duhur për të mbaruar arsyetimin.

DEBATI

Shabani: Po më lër të mbaroj fjalinë tani, se kam 30 minuta pa folur.

Vasili: Po ja prit t’i japim dhe fjalën …

Shabani: Po ç’është kjo punë që s’më lini të mbaroj,

Vasili: Pse ti do ma bësh programin e emisionit mua?

Shabani: Po mirë bëjeni vetë emisionin pra.

Vasili: Po mirë, si të dëshirosh…

(Shabani heq mikrofonin dhe largohet).

Kadia: Po largohet dhe Shabani.

Vasili: Është i lirë, të bëjë ç’të dojë. ©LAPSI.al

21 Comments

  1. Ty ore cun ta ben gropen te gjith. Po me shume ata qe te akuzonin se po coje uj te mulliri i rames. Gje qe nuk ishte aspak e vertet. Ne kete vend behesh atomatikisht armik nese je kundra nje pale. O je me mua o je kundra meje.

  2. Tellalet e sistemit PPSH=PS+PD si TOPe Kanali-Klani i Kuq e Vizioni i realizmit socialist ….i bejne gjyq viktimave te nje sistemi thellesisht te korruptuar e jo me kasapet e demokracise. Jane oligarke si Dulaku, Vjollca dhe Frangaj…prandaj bejne si gore!

  3. Drejtuesi politik i PD në SHkodër dhe deputeti i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, ka kërcënuar gazetarin Ergys Kavaja.

    Kavaja, i cili mbulon lajmet për në qarkun e Shkodrës, shkruan se mesditën e sotme ka marrë një telefonatë nga Bushati, i cili pa e përshëndetur ka nisur ta kërcënojë me jetën e familjarëve të tij dhe e ka ofenduar.

  4. DUHET TE FLISTE SURRAT SHEMTUAR FRROK CUPI DHE KRESHNIK SPAHIU-MIRE VEPROVE ZOTI SHABANI thotë:

    KJO BYTHLEPIRJA ENI VASILI JA JAP FJALEN ATIJ SURRAT SHEMTUARIT FRROK CUPIT DHE ZAGARIT TE FRUSTRUAR SEXUALISHT KRESHNIK SPAHIUT DHE NUK E LE TE FLAS ENDRO SHABANIN

    1. Sorosin gjeje te Rama qe ishte dhe te dasma e djalit, apo te Basha që studioi me bursat e tij…jo te Endri qe si i ri brilant ishte i punësuar të fondacioni. Bursat qe ka fituar Endri janë publike dhe asnje nuk është nga Soros.
      Jeni bere bajat dhe te lodhshëe te njëjtën vjershë fallco.

      1. Vertete i beson keto qe po thua?!!
        Apo nga deshperimi qe ne Shqiperi gjerat po shkojne per lesh je i gatshem te kapesh pas cto fije shprese.
        Kryetari i vertete i Nismes # eshte Besjan Pasha, ky Endrri Shabani eshte thjeste nje kukull, pasi Besjani nuk do te ekspozohet vet ne media, do te mbaje nje profil te ulet.
        A e ke pare kush eshte numri 1 ne listen e Tiranes per Nismen Thurje?
        Nuk eshte Endrri Shabani, por eshte Panajot Soko, nje mashtrues dhe hajdut ordiner.
        A e pyet veten pse i pari eshte ky Soko???
        Me poshte nje artikull i “Gazetes” Tema (nuk e meriton te quhet gazete se eshte pacavure).
        Keto qe shkruan Tema fatkeqesisht jane 99% te verteta, i kam verifikuar vete duke pyetur njerez qe kane pas punuar me keto persona ne ato vite.

        “Por, megjithëse Krasta na e serviri publikisht si “ekspert të pavarur”, nga shoqëria civile, Pano Soko në fakt ka një histori të gjatë me të punuarin në dikasteret e shtetit. Për disa vite, ai dhe miku i tij i ngushtë, Besjan Pesha, ish zyrtar i LSI-së, (sot që të dy drejtojnë Nismën Thurje) kanë shërbyer në qeverinë e Sali Berishës nga viti 2009 deri në vitin 2013, kohë kur janë shkarkuar nga detyra si të akuzuar për korrupsion, dëm ekonomik, dhe janë kallëzuar në Prokurori nga ILDKP-ja për fshehje të pasurisë.

        Nëse Besjan Pesha njihet për periudhën kur drejtonte Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) nga viti 2011 deri në nëntor të 2012 (i emëruar nga LSI), kohë në të cilën u shkarkua për korrupsion dhe krim ekonomik, veçanërisht lidhur me minierat e kromit në veri dhe naftën në jug të vendit, për mikun e tij, Pano Soko, pak vetë e dinë se edhe ai ka shërbyer në AKBN, një nga agjencitë më të lakmuara për arsye se merret me çështjet e naftës.

        Nga viti 2009 deri në vitin 2011, Soko ka punuar si përgjegjës i sektorit të buxhetit në Ministrinë e Financave të drejtuar nga ish ministri Ridvan Bode, e më pas në korrik 2011, së bashku me Besjan Peshën, i cili në të njëjtën kohë u emërua drejtor i AKBN-së, Soko si njeriu i ngushtë i tij, mori postin e drejtorit të Financave të agjencisë së burimeve natyrore.

        Soko u shkarkua nga detyra në korrik 2013, me ardhjen e qeverisë së re, por ai nuk do t’i shpëtonte akuzës së Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, i cili një vit më pas do ta kallëzonte penalisht në Prokurori për fshehje të pasurisë, bashkë me një sërë zyrtarësh të tjerë të qeverisë Berisha.

        Gjithashtu, Soko është edhe një nga aksionerët e kompanisë Transoil Group sh.a, e specializuar në menaxhimin e naftës dhe hidrokarbureve, e cila ka operuar në fushën e Visokës që nga shkurti 2012.”

        1. Shume e drejte! Keta “te rinjte brilante” me ndonje diplome londre ne letersi moderne apo shkenca politike e sociale etj etj qe nuk shkuan asnjehere me siper bacelor-it dhe flasin si profesore pa asnje kompetence..Ky njelloj si Hajdarja etj etj. Si nuk doli nje inxhinjer qe ka mbaruar ne gjermani, itali apo angli etj etj..Llafolloge pa b** e pa ide..qe vec kesaj kane edhe nje barre me “sekrete” te bartura nga punet paraardhese

          1. Sufllaqexhinjve po u djeg suma.
            Pyesni vetën se nga i vjen e keqja Shqipërisë.
            Ju jeni njerez që nje gjysëm të vërtetë e përzieni me një rrenë dhe e shisni si nje të vërtetë.
            Keni ujqërit me turinjtë e gjakosur përditë përpara syve dhe ju nxini çdo të ri që mundohet t’ju hapi sytë.
            Mjerë ai vend se ku po shkon.
            Ju qe shani kedo përveç xhelatëve jeni te paret qe vidhni ne nje post publik dhe e shisni për zotësi.

        2. Tom Doshi eshte denuar dy here per plagosje,kjo eshte e dokumentuar.
          AS eshte denuar Pano Soko per korrupsion apo jo?Nese nuk eshte denuar,duhet denuar ai qe e akuzon.PS-ja publikoi dokumentet e vitit 1947 qe tregonin mbiemrin e vertete te Grida Dumes per ta poshtruar,nuk gjejn dokumentet e Pano Sokos para 10 vitesh!Pano Soko ka akuzuar me fakte vjedhjet marramendese te Erion Velias dhe Edi Rames qe nuk kan ngritur asnje padi per shpifje ndaj tij,fakt qe tregon se Pano Soko eshte i paster.Sulmet ndaj Pano Sokos jan te paguara nga Edi Rama dhe Erion Veliaj,mjer ata shqiptare qe nuk e kuptojn.

          1. A je mir nga trute e kokes apo jo, clidhje ka denimi i Tom Doshit per plagosje??
            Plagosja nuk ka shume lidhje me qeverine me pushtetin me fondet publike me vjedhjet…
            A i ke pi ilacet sot apo jo, ku jeton ti ne Zvicer???
            Ketu po del nga burgu Lul Berisha qe ka vrare 10-tra vete e ti me tha mua a eshte denaur nga drejtesia Pano Soko….
            Ketu drejtesia funksionon vetem per hallexhinjte.
            Ore idiot, ik pyet koleget e Pano Sokos te AKBN para 10 viteve e pastaj hajde thuj ktu qe jane te paguar ato qe akuzojne Panon. Shqiperia vend i vogel eshte, meren vesh te gjitha.
            Pano eshte aq i paster sac jane, Rama, Basha, Meta, Lali Eri etj…
            Ku keni perfunduar o te shkrete, ju kap prej hundesh nje injorant, hajdut ordiner si Pano.
            Me kete llogjike idiote nuk keni per te shku asgjekundi.
            I vetmi kandidat qe ka qene i paster ne keto zgjedhje ka qene Boiken Abazi, por dhe ai nje mut votash mori.

  5. Po ik o kokrra e gomarit, se nuk jemi sufllaqexhinj .. Ik e puno se Shaboni i ka leken e na shitet per profesor (nuk e kemi kuptuar se per cfare). Soko eshte i perlyer me politiken njelloj si mutrat e tjera qe vijne verdalle..

    1. E ke pyetur naj herë veten:
      1- ku çon ujë ky thashethem?
      2- A janë këta te rinj fajtorë për degradimin e Shqipërise?
      3-A duhet sulmuar e pështyrë çdo nismë qe sjell risi në arenën politike të kalbur?

      1. Kush eshte tashethem o idiot.
        Fakti qe ti nuk ke informacion per nje ceshtje nuk do te thote qe eshte tashethem.
        Mbase per ty eshte tashethem qe Rama bashk me qifen, Doshin etj kane blere vota.
        Mbase per ty eshte tashethem qe Rama po i shkerdhen nenen Shqiperise dhe qe ky ven ska per ta mar veten as mbas 100 viteve nga kto qe po i ben Rama.
        Mbase per ty eshte tashethem qe Meta u kap ne video duke bo korrupsion.
        Mbase per ty eshte tashethem qe Berisha me Bashen i kane lujt fen tu vjedh kur ishin ne pushtet. Mbase per ty eshte tashethem qe Basha po ben te pa munduren per te mbaj Ramen ne pushtet.
        etj etj…
        Shqiperia eshte vend i vogel meren vesh te gjitha.
        Ne nuk duhet te pranojme te rinjte apriori, vetem per faktin se jane te rinj, pa mare parasysh se kush jane.
        Se pastaj rrezikojme te biem nga shiu ne bresher.
        I ri eshte dhe Erion Veliaj por …
        Basha, Rama, Nisma #, Patozi, Topalli, mbase dhe Meta (nuk jame i sigurte) jane nga i njejti krah dhe kane te njejtat qellime, nuk e Di ka lidhje Sorosi ketu apo jo por dicka qe i bashkon eshte.

        Duhet peshtyre cdo nisem qe vjen nga persona pa integritet dhe nga njerez te ligj.
        Edhe vlllai im po te jete i korruptuar dhe te dali e te kandidoi une do i them hapur keto gjera.

          1. Po pse eshte tashethem apo se keshtu ta thot mendja ty??
            Une po te them qe jane te verteta dhe e kam te konfurmuar nga njerez qe punonin ne AKBN ne ate kohe. Ti ku bauzohesh qe thua tashetheme?
            Pse nuk e ka bere publike pasurine ky Pano Soko, meqe qek ai kulluar.
            Une e kam taku personalisht si kete ashtu dhe Boiken abazin dhe i kam kerku te bejne publike pasurine dhe CV, ky pano nuk mu pergjigj, ndersa Boikeni me tha ca te bej publike une, nuk kam asgje, pervec pjeses se shtepise qe kam trashegim nga baba.
            Kanceri i Shqiperise nuk jane politikanet, por jane vet Shqipetaret qe e shesin voten, kush per 5000 Lek e kush per nje vend pune apo ndonje favor tjeter.

          2. Po Ramen, Meten, Veliajn, Berishen, Bashen, Monen, Ballen, Rucin, Gjinushin, Mediun, Gjiknurin, Vasilin i pyete per pasurine???? Se me sa po kuptoj te paska ngel sharra ne gozhde te Pano Soko. Po Shabanin e pyete? Sufllaqexhi dy lekesh!

          3. O truthare, sufllaqegji mos je vete.
            Pano ka qene numri 1 ne listen e Tiranes.
            ato qe permende ti nuk ka nevoj me i pyet per pasurine pasi dihet qe te gjithe kane vjedh.
            Ndersa Pano po na vjen si i ndershem, prandaj duhet me e pyet.
            Cfar ndryshimi ka Pano me te gjithe ato qe permende ti?
            Nese dhe Pano eshte hajdut pse duhet te largojme nje pal hajduter dhe te vendosim Panon?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu