• |
ide | kryesore

Vieri, Del Piero e De Rossi nisin studimet për trajner: nuk drejtojnë dot as në Serie A e as në Serie B

-Instant, Sport



Pas muajsh leksionesh “virtuale”, trajnerët e ardhshëm të futbollit u takuan për herë të parë në Coverciano. Mes “nxënësve”, prapa bankave, ishin edhe Bobo Vieri, Alessandro Del Piero dhe Daniele De Rossi. Në mënyrë që të marrin kualifikimin e Uefa A si trajner, kandidatët që aspirojnë duhet të ndjekin 210 orë mësimdhënie për të hyrë në provimin kualifikues. Pasi të jetë marrë licenca, Del Piero, Vieri, De Rossi dhe kolegët do të jenë në gjendje të fillojnë karrierën e tyre të re në pankinë, por jo në Serie A dhe Serie B.

Licenca në fjalë, në fakt, lejon të diplomuarit të drejtojnë një ekip të moshash (përfshirë të rinjtë) dhe ekipet e para për meshkuj deri në Serie C, si dhe një ekip femrash, ose i lejon ata të mbulojnë rolin e trajnerit të dytë në Serie A dhe Seria B.

Mes ish-lojtarëve, që duan të bëhen trajnerë të ardhshëm, të pranishëm në sallën e Coverciano ishin edhe Abate, Balzaretti, Montolivo, Matri, Pazzini dhe David Pizarro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *