• |
ide | kryesore

Vuçiç: Të gjithë ata që janë vaksinuar në Serbi do të marrin para

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Serbia do të paguajë 25 euro për secilin qytetar të saj që është vaksinuar me të paktën një dozë nga 19 deri në 31 maj si shpërblim për përgjegjësinë gjatë pandemisë, njoftoi qeveria serbe të mërkurën.

Serbia është në procesin e aplikimit për një paketë të ndihmës shtetërore prej 30 + 30 euro në maj, pasi shteti tashmë ka paguar 100 euro për të gjithë qytetarët e rritur vitin e kaluar si mbështetje financiare gjatë krizës së koronavirusit.

Të gjithë shtetasit e Serbisë që marrin të paktën dozën e parë të vaksinës deri më 31 maj, do të kenë të drejtë për ndihmë financiare shtetërore. Më herët sot, në programin e televizionit pro-qeveritar, TV Pink, Vuçiç njoftoi për këtë vendim, duke parlajmëruar ndihma të tilla edhe për pensionistët e të papunët.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *