• |
ide | kryesore

“Dua t’i nxjerr bllof këta specialistë”: Herald Marku kapet me ata që e shohin Vllazninë jashtë Europës

-Instant, Sport



Me 54 pikë, tre poshtë Partizanit e dy nga Teuta, shkodranët e Vllaznisë shpresojnë të fillojnë rikuperimin që këtë javë, duke qenë se me të kuqtë kanë edhe ndeshjen direkte ende për ta luajtur. Ka qenë një rrugëtim i gjatë, në të cilën natyrisht duhet vlerësuar fakti se kuqeblutë në këtë pikë të sezonit janë në finale të kupës dhe tre pikë larg vendit të parë. Ecuria e Vllaznisë ka befasuar edhe shumë skeptikë, që Herald Marku kërkon ti dëshmojë të kundërtën: “Reagimi im është që në përfundim të ndeshjes t’i nxjerr blof këta specialistë, të cilët mendoj se kanë gabuar sepse Vllaznia do të jetë në Europë. Do luftojmë fort në të dyja frontet, si për titullin kampion, ashtu edhe për Kupën e Shqipërisë.”

Kundër Teutës në fakt kuqeblutë dhanë më të mirën në fushë dhe ishin skuadra më pranë fitores në barazimin pa gola, por kjo ndalesë i humbi pikë të rëndësishme, në një renditje të ngjeshur. Kundër Kukësit tani kërkohet vetëm fitorja: “Do shkojmë të japim maksimumin. Jemi përballur edhe më parë me Kukësin, dimë si ta mundim. Është një ekip cilësor, nuk do ta nënvlerësojmë. Pa diskutim që shkojmë në Elbasan vetëm për tre pikët. Ata na kanë mundur në ‘Loro Boriçi’, por mendoj se kemi dominuar në fazën e tretë. Jemi në një formë më të mirë dhe mendoj se do ta kalojmë me sukses”, përfundoi Marku.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *