• |
ide | kryesore

Formohet ‘Grupi për PD me ish-Presidentin dhe ish-ministra: Nevojitet një reformim, Basha të dorëhiqet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Grupi për PD”, do të quhet grupimi i ri, brenda Partisë Demokratike i cili kërkon dorëheqjen e kryedemokratit Lulzim Basha, pas rezultatit në zgjedhjet e 25 prillit.

Pjesë e grupit janë ish presidenti Bujar Nishani, Arben Imami, Edith Harxhi, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Ibsen Elezi, Endira Bushati, Bislim Ahmetaj dhe Indrit Hoxha.

Në një konferencë për mediat mesditën e sotme, Grupi për PD u shpreh se nuk bëhet fjalë vetëm për garën për kryetarin, por nevojitet një reformim në parti.

“Partia Demokratike në këto zgjedhje nuk frymëzoi dhe votuesi tradicional i kësaj force nuk u kthye në kutitë e votimit. Ne jemi të vetëdijshëm që përgjegjësia e zgjedhjeve i takon drejtuesve të Partisë. Ata duhet të marrin përgjegjësi për humbjen, pasi kanë shembullin e zotit Berisha. Dorëheqja e parevokueshme e Lulzim Bashës nga partia nuk është fundi i PD-së por fillimi i ringritjes së saj.” – thuhet në deklaratë.

“Shqipëria u përball me zgjedhjet e përgjithshme të 25 Prillit, pas një qeverisje të korruptuar prej 8 vitesh, që e ka çuar vendin në varfëri. Ne jemi të vetëdijshëm që shitblerja e votës, përdorimi i administratës, përdorimi i të dhënave personale, ishin vetëm një pjesë e elementëve që përcaktuan rezultatin zgjedhor, por ne jemi po ashtu të vetëdijshëm që PD nuk arriti që të mundësonte mbështetje më të madhe.

PD ka pasur rezultat të njëjtë me 4 vite më parë, PD nuk po garonte për vend të dytë, pjesëmarrja me 46% në zgjedhje është tregues domethënës që PD nuk frymëzoi, dhe as nuk siguroi mbështetje për fitore.
Ne jemi të vetëdijshëm që përgjegjësia e zgjedhjeve i takon drejtuesve të Partisë. Ata duhet të marrin përgjegjësi për humbjen, pasi kanë shembullin e zotit Berisha. Dorëheqja e parevokueshme e Lulzim Bashës nga partia nuk është fundi i PD-së por fillimi i ringritjes së saj.

Mospjesëmarrja në Reformën territoriale, në zgjedhjet lokale, dalja nga parlamenti, ishin gabime të PD-së. Marrëveshja e 5 Majit, megjithë pasojat e saj, dëmtoi në mënyrë të pakthyeshme PD-në dhe aleatët, brenda partisë kryetari nuk mbajti përgjegjësi për humbjen e 2017. Në 2019 u përjashtuan nga Kuvendi të gjithë ata që kishin kundërshtuar vendimmarrjen, sërish lista ishte ajo e kryetarit.

Kryetari nuk kishte mësuar asgjë nga humbja e 2017-tës, aktualisht Shqipëria është në duart e atyre që vendosin shumëçka.” shprehet ‘Grupit për PD’.

Propozimet u prezantuan nga Edit Harxhi, që sipas saj kanë në thelb, pikërisht reformimin në mënyrë që PD-së ti kthehet dinjiteti.

1-Modelin hapjes dhe bashkimit të forcave brenda dhe jashtë vendit të atyre që janë larguar nga PD apo që duan të vijnë në PD

2-Kthimin në program të qartë të të djathtës konservatore moderne

3-Ndryshimet statuore duke përfshirë zgjedhjen e kryetarit.

4-Debatit të lirë dhe sistemin e primareve me programe të qarta politike për çdo kandidat çdo demokrat brenda dhe jashtë vendit.



19 Comments

  1. Eeeee hee. E pse?
    Mos e nxorri per shitje ai.
    Qe ta bleni ju.
    Nuk shitet per momentin.
    Eshte akoma biznes fitimprures.
    Dhe me e rendesishmja, eshte biznes familjar.
    Dukni nga 2029.

  2. Rihapja e dosjes së Gërdecit është shansi i fundit që Fatmir Mediu ende i pagjykuar të shkojë para drejtësisë. Tani është dhe deputet i Gërdecit dhe ka kuptim të jetë në regull me banorët. Po ashtu dhe investitori i boronicave në Gërdec”, shkruan Mero Baze duke sjellë në vëmendje edhe djalin e Sali Berishës, Shkëlzen Berisha i cili ishte i përfshirë në skemën e demontimit të armëve,po salihu ne kane pyetur keto burra

  3. E shoh pozitive faktin qe ne PD deklarohen hapur kunder kryetarit qe ka humbur zgjedhjet. Tregues qe demokracia e brendeshme ne kete parti ka shenja qe mund te gjallerohet. Uroj qe te perfshihen ne kete debat te brendshem demokratik e gjithe antaresia e saj. PD emrin e ka demokratike por demokracia mbrenda partise nuk ka egzistuar.

  4. Nese luli do jepte doreheqjen menjehere do ishte gjest qe do shenonte fundin e tranzicionit politik ne vend. Cdo gje tjeter Ne Shqiperi eshte e reformuar dhe eshte e kot te themi qe jemi akoma ne tranzicion.

  5. Nuk na duhet nje ‘e djathte konservatore moderne'(nje sallate fjalesh pa kuptim) por nje e djathte populiste. Dikotomia ne dhe ato, ne kunder atyre qe zakonisht frymezon levizjet populiste eshte me e qarte se kurre tani sepse pabarazia e padrejte eshte me e thelle se kurre. Ajo qe duhet eshte nje lider populist qe ja ndjen realisht per njerezit, qe di t’i flase njerezve. Gjithsesi PD-ja eshte tashme parti pa identitet. Duhet te merrni nje identitet, dhe i vetmi identitet qe i duhet vendit tani eshte ai populist, anti-elitist, i shkeputur nga njerez qe bujtin ne qendra rezidenciale oligarkesh si Luli.

  6. Celesi I suksesit te kesaj levizje qendron te kembengulja per t’i shkuar deri ne fund kesaj rruge!
    Te refuzohet cdo tentative per negociata me banden qe mban peng PD. Nuk do mungojne joshjet nga nje ane dhe shantazhet nga ana tjeter.
    Eshte nje prove karakteri , e cila po u kalua me sukses, do e thyeje deren e bunkerit ku qendron e strukur banda Basha…
    Ibsen Elezi eshte garancia qe do ia dalin. Kujtoni kuvendin e fundit kombetar te PD. Kujtoni se me cfare kuraje u perball me gjithe ate kuvend! Kujtoni se me cfare kthjelltesie I rreshtoi problemet dhe me cfare force argumentuese.
    Akti I Ibsenit ne 2018-ten ishte preludi I kesaj qe po ndodh sot.
    Ne ate ngjarje klani uzurpator mori nje goditje qe jehoi larg.
    Kesaj rradhe vala goditese do jete rrenuese per klanin Basha…..

  7. Gjersa ky popull dele derrrrr dhe idiot e ka në zemër komunizmin shqipëria s’shkon para po kjo bëhet edhe me ndihmën e Europës lavire dhe Anerikës kurvë

    1. T analiza mo e sakte jane mo se te verteta ato qe ke thone dhe keto kandilat imamnat nishanat dhe harxhat robte ku ti kene
      Ala nuk e kuptojne qe kemi te bojme me nje rregjim

  8. Me emrat e ketij grupimi, jo reformimi por asgjesimi i PD eshte i sigurte.
    Ka mbi 8 vjet qe kane qene kunder dhe asnje kontribut nuk kane.
    Po tju besosh keta hane kokat e njeritjetrit kush do jete i pare.
    Vleresim per te eshte vetem neviria.

    1. Faji eshte i berishes qe e afroji kete debilin imamin qe kur hypte mbi tank dhe bonte thirrje per lufte ne 97 dihet cfare kari eshte
      Apo ky sajatiqe ala sju ka heq varra e rrethit te kapeles se oficerit

      1. Dhe dicka nga te gjithe keto mbeturinat qe kane dale kundra vete patosi ka pak intelekt por eshte cinik sa per te tjeret debila komplet

  9. Lëvizje për tu përshëndetur kjo e PD. Rithirrja ne parti e anëtarëve të përzënë si dhe ata jashtë shtetit është shumë domethënëse. Gjithashtu ristrukturimi i partisë eshte i domosdoshëm, i kaluar koha.

    …. Si dhe ate tradhtarin Basha përjashtoheni nga partia, bashkë me miqtë e tij te tarafeve. Dhe mos i afroni më asnjëherë në parti.

  10. Si fillim duhet te qartesojne qendrimin e tyre me 25 Prillin, sipas tyre zgjedhjet u vodhen apo ishin normale?
    Dhe cfare do bejne ne Shtator nese marrin drejtimin e PD?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *