• |
ide | kryesore

Frika e favoreve e tolerimeve, FSHF ndryshon kalendarin në katër javët e fundit

-Instant, Sport



Renditja e ngjeshur për kreun e luftë e ethshme për mbijetesën. E megjithatë ka ndonjë skuadër, më saktë dy, Kukësi e Apolonia që nuk luajnë më për asgjë. Për të evituar që këto dy skuadra, apo edhe të tjera që mund të dalin nga objektivët në vazhdim, të bëhen faktorë në kampionat, Sektori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, ka vendosur të unifikojë kalendarin e Kategorisë Superiore për katër javët e fundit, duke njoftuar klubet se “ndeshjet do të luhen në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën orë deri në ditën e fundit të sezonit”.

Përjashtim në këto katër javë bën vetëm derbi i kryeqytetit, ndërmjet Partizanit dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 33-të, që do të zhvillohet ditën e enjten, datë 13 maj, ora 19:00, në “Air Albania Stadium”.

Kalendari i katër javëve të fundit:



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *