• |
ide | kryesore

Harvey Weinstein padit ish avokatin e tij

-Instant, Paparazzi, Slider



Harvey Weinstein ka ngrejtur së fundmi një padi kundër Jose Baez, një nga disa avokatët që e përfaqësoi atë për pak kohë pas akuzave për përdhunim  nga disa gra.

Përmes padisë, Harvey kërkon kthimin e një milion dollarëve në tarifat ligjore, duke argumentuar se avokati nuk arriti të hidhte poshtë akuzat.Padia pretendon se Baez ishte i preokupuar me çështje të tjera,  i padisponueshëm për të komunikuar me Weinstein, dhe jo i përfshirë drejtpërdrejt me përpilimin, hetimin, hulumtimin dhe hartimin e punëve të ndryshme juridike me përparësi të lartë”.Pjesa më e madhe e asaj pune iu delegua bashkë-këshilltarit të Baez, Ronald Sullivan, një profesori i drejtësisë në Harvard i cili përfundoi duke u tërhequr nga çështja nën presion të rëndë publik në maj të vitit 2019.Baez ishte avokati i Weinstein për rreth pesë muaj në vitin 2019. Sipas marrëveshjes së tyre origjinale, Baez do të  merrte dy milionë dollarë për 10 muaj.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *