• |
ide | kryesore

Lubonja: Shkarkimi i Presidentit forcon më shumë diktaturën e instaluar në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja thotë se shkarkimi i Presidentit Ilir Meta do të thellonte më shumë diktaturën, që sipas tij është instaluar në vend. Ai gjithashtu tha se Presidenti Meta ka reaguar, pasi është ndjerë i kërcënuar ndaj një qeverie që ka kapur të gjitha pushtetet.

“Unë mendoj që ka dy nivele ku bëhet ky debat, vlerësimi politik dhe ligjor. Unë them që në qoftë se me stabilizim kuptojmë një parti-shtet që kontrollon të gjitha institucionet, drejtësinë, policinë, Presidentin, ne do të kemi patjetër stabilitet, por do të jetë tepër i rrezikshëm për demokracinë.

Sipas mendimit tim u bë një sulm ndaj Presidentit në kohën që ka qenë Bamir Topi, nga Sali Berisha dhe Edi Rama, me ndryshimet Kushtetuese të 2008-ës, për t’u fuqizuar këta. Ata bënë këtë luftë, e pasi mbaruan këtë luftë, do të fillonte lufta e bandave.

Sot kemi ardhur në momentin që banda më e fortë kontrollon gjithçka dhe i ka mbetur një pengesë që është Ilir Meta. Nëse më thoni që ka unitet këtu, mes atyre që janë me PS dhe ka një bashkëveprim dhe ka treguar shenjë uniteti kryeministri që i thotë opozitës hajde futuni tek partia ime, të kontrollojë edhe ata.

Demokracia nuk është unitet, është përballje forcash në koncepte të ndryshme. Presidenti ishte i fundit gur i dominosë, që ka mbajtur qëndrime në mbrojtje të opozitës dhe partisë së tij. Pse? Sepse ishte i kërcënuar, nga të gjitha të dhënat që krimi po plagoste njerëz dhe s’kishte veprim ndaj tij dhe ishte i mbrojtur nga të gjitha.

Ngjarja u deformua nga të gjitha, mediat, Prokuroria. Aty dilte që ishte bërë një krim elektoral dhe doli më mbrapa. Unë s’e konsideroj që është bërë pis Presidenca, ai ka ngritur zërin për opozitën. Nëse doni që Edi Rama të vendosi për gjithçka të bëhet edhe President, çdo të vijë më mbrapa?

Një president që nuk ngre asnjë zë ndaj PPP-ve. Kur unë shikoj një situatë që i gjithë ky parlament i ri të thotë hajde gjejmë një President që është simbol i unitetit, e do të sillet nga PS, kjo do të jetë thellimi më i tepërt i diktaturës” – tha Lubonja në Real Story. ©LAPSI.al



8 Comments

  1. Lubonja lubonja demokracia e juaja esht ti tregoim popullit sopatat sfurqet sa per bandat lazarati nekohen tuai eshte merita e ps qe e shkaterri demokraci liberta jo nxitje vrasje Vella me Vella.

  2. O Lubonja o anal ist i leshit.Vetem président nuk mund te quhet hajduti Meta.Nje président qe del hapur ne zgjedhje ne mbeshtetje te nje grupimi politik plus thirrjet per dhune.Ky hajdut te na thote ku i gjeti leket per te blere vilen 1 millions milionshe dhe me cfare te ardhuradh rrojne ne Londer femijet e ketij çifti hajdut.

  3. Luli Partinë Demokratike e sheh thjesht dhe vetëm si një biznes që e bën atë dhe familjen e tij të pasur. Fale PS-së biznesi i kunatit do të vazhdojë të ketë klientë. Oligarkët do të vazhdojnë të paguajnë haracin e përmuajshëm. Luli do të mund të vazhdojë të kalojë përmes zonës VIP në Rinas sa herë do të udhëtojë për në Hollandë. Dhe mbi të gjitha, teksa këto do të ndodhin, Luli nuk do të ketë asnjë përgjegjësi, nuk do të duhet të mbajë asnjë premtim, nuk do e vrasë mendjen për asnjë problem.

  4. O agum fshatari tosi nuk eshte politikan. Ik te zeri i popullit atje eshte hapesira per bythqirat komuniste. Dhe sa per hajdute o gjakprishur ju jeni njisha qe nga stergjyshi e deri te femijet. Qelbistani koloni e sudanit!

  5. I vetmi istitucion që e ka mbrojt dhe duhet ta mbrojë demokracinë dhe shtetin ligjor është presidenti.Për aq sa kohë ai mbron kushtetutën ska si ndodhe ndrushe përballë një neodiktature tashmë të instaluar.Nqs dhe gjykata kushtetuse do sillet si istitucion serioz atëhere kjo neodiktaturë se ka të gjatë.

  6. Une jam injorant por jo komunistfshatarbythqir.
    Dhe sa per ate qe ne jemi komb ik tregoja spiunave qe ke ne shtepi ose vetes. Nje gjindje qe vret me kenaqesi llojin e vet nuk eshte komb por mut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *