• |
ide | kryesore

Mediat e Erdogan/ Si e ndërpreu avioni ynë në Tiranë konferencën e komisionerit për zgjerim (VIDEO)

-Instant, Kryesore, Lajme



Mediat turke i kanë kushtuar vëmendje reklamës falas që u bë në Tiranë për Turkish Airlines në prani të kryeministrit shqiptar dhe përfaqsuesit të Brukselit.

Konferenca e përbashkët për shtyp e komisionerit të BE për zgjerimin, Oliver Varhelyi dhe Edi Ramës në Rinas u ndërpre papritur për disa çaste.

Ishte komisioneri që ndaloi fjalën e tij nga zhurma që po shkaktonte avioni i “Turkish Airlines” aty pranë.

E për ta bërë edhe më të dukshëm për kamerat incidentin, avioni turk kaloi në mënyre precize paralel nga prapa kryeministrit dhe komisionerit në një klishe që u përhap më pas ngado.

Por Drejtori i Përgjithshëm i Turkish Airlines, Bilal Ekşi, e vleresoi rastin e kalimit të një avioni të kompanisë gjatë konferencës si të rastësishëm, transmeton turkja Anadolu Agency (AA).

“Ekşi, në deklaratën e bërë në Twitter tregoi se si kompania ajrore që fluturon në më së shumti vende në botë, është bërë “mysafir rasti” i konferencës për media të Kryeministrit të Shqipërisë mike dhe vëllazërore, Edi Rama” shkruan Anadolu Agency .

“Besoni se nuk kishim qëllim publiciteti”, tha Ekşi.

“Ju kërkojmë ndjesë, të presim pak, e kemi linjën ajrore te Turqisë, Turkish Airlines”, tha komisioneri evropian kur ndërpreu fjalën e tij në incidentin e rastësishëm që sot është bërë temë e mediave turke.

©LAPSI.AL 



18 Comments

  1. Kjo ishte nga ana e gerdalles gjoja km se ne jemi me Turkoshaket dhe ju ikni pirdhuni se sa te kem Erdogan une as qe nuk e rruaj per Europen. Kjo esht edukate e ketij ??

  2. Ogur i zi!
    Ne Albanistan, Turqia do ja ndërpresë gjithmonë fjalen Europës, familjes sonë natyrale.
    Rilindasit tanë po qajnë në varret e tyre per këto ditë të zeza!

  3. weeee te pa pare keta te lapsit .
    /sikur ta dija qe do ta tirrnin dhe benin corap kete rastes , sipas interesit te tyre.

    ”” Një Shqipëri që ulet në tryezë me BE-në, por ka Erdoganin që qëndron në mes. ””

    Sa te zgjuar qe jane keta lapsaxhinjte. Nxjerrin lajme dhe nga guri .

      1. Komumist je ti o koqe. Ata thoshin mbylle gojen. Je ber si saliu, qe me metoda komuniste i mbylli gojen antarve te pd, qe se themeloi ai, po e pushtoi.

    1. ÇA THOTE LLAZI ? PO JORGUA SI E KA GRUAN? IKNI O MOTERQIRA GREQIE . SI JU SI TURQIT NJESOJ JENI E ARMIQ JU KEMI.

  4. O Bushato-Shkullak ose anasjelltas,
    me te tilla lajme aspak profesionale do te denigroni Ramen dhe strategjine e tij qeverisese!!!?
    Me kete menyre apo nivel ju vetem sa ushqeni disa injorante, zagare komenentues qe lxueshem numurohen me gishtat e dores nga njera ane dhe krijoni nje “shije” te keqe per kauzen qe mundoheni te propogandoni ne anen tjeter.

  5. Luli Partinë Demokratike e sheh thjesht dhe vetëm si një biznes që e bën atë dhe familjen e tij të pasur. Fale PS-së biznesi i kunatit do të vazhdojë të ketë klientë. Oligarkët do të vazhdojnë të paguajnë haracin e përmuajshëm. Luli do të mund të vazhdojë të kalojë përmes zonës VIP në Rinas sa herë do të udhëtojë për në Hollandë. Dhe mbi të gjitha, teksa këto do të ndodhin, Luli nuk do të ketë asnjë përgjegjësi, nuk do të duhet të mbajë asnjë premtim, nuk do e vrasë mendjen për asnjë problem.

    1. fix…sikur se dime qe ka orar per nisje, e cfar qe kaloi avioni 🙂 fundja ne aeroport ishte konferenca per shtyp…neser ndoshta e bejn ne bulevard dhe kalo nje makine me targa anglie ai po qe do jete lajm yyyyyy po kalon Elizabeta :)))

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *