• |
ide | kryesore

Melinda , gruaja e dytë më e pasur në botë pas divorcit nga Bill Gates

-Instant, Paparazzi, Slider



ish bashkëshortja eBill Gates, Melinda  mund të bëhet gruaja e dytë më e pasur në botë, me një pasuri prej 73 miliardë dollarësh.

Sipas ‘The Guardian’ , në dokumentat e saj të divorcit të paraqitura në Gjykatën Supreme të King County në Seattle, Washington, Melinda  deklaroi se martesa e saj me Bill , ishte “thyer në mënyrë të pakthyeshme” dhe kërkon nga gjykata një  ndarje të pasurisë së  tyre prej 146 miliardë dollarësh. Mendohet se ndarja e pasurisë  do të  jetë e barabartë sepse sipas një burimi, cifti i cili u martua në vitin 1994 nuk nënshkroi një kontratë paramartesore, dhe sipas ligjit të shtetit të Uashingtonit personat  që divorcohen duhet të ndajnë pasuritë e tyre në mënyrë të barabartë. Melinda do të  do të renditet si gruaja e dytë më e pasur në botë pas Françoise Bettencourt Meyers, pronares të “L’Oreal”, pasuria e trashëguar e së cilës arrin rreth 83 miliardë dollarë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *