• |
ide | kryesore

Ministri kroat: Jemi kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliq Radman në një konferencë të zhvilluar me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla foli për procesin e dialogut me Serbinë, ndërsa u shpreh se Kroacia e mbështet këtë proces të lehtësuar nga Bashkimi Europian.

Gjithashtu ai tha se vendi që i përfaqëson, Kroacia është kundër çdo ndryshimi të kufijve.

“Kroacia e përkrah dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Miroslav Lajçakut dhe me mbështetjen e administratës së SHBA-ve. Po ashtu, përkrahim rrugët evropiane të Kosovës në BE.

Shpresojmë që bisedimet të rifillojnë në qershor. Në të njëjtën kohë Kroacia gjithashtu është kundër çdo ndryshimi të kufijve në Ballkan’, tha Ramdan, ndërsa garantoi mbështetje për Kosovën sa i përket heqjes së vizave.

Gjithashtu diplomati kroat tha se Kroacia do të ndajë në Kosovë 10 mijë doza të vaksinës anti-Covid.

“Pata kënaqësinë që të njoftoj ministren për ndarjen e 10 mijë dozave të vaksinave si preventivë nga pandemia COVID-19 që ka lënë në masë të madhe pasoja. Kemi marr vendim për ngritjen e kampit ushtarak në Kosovë që do të ndikojë në stabilitet të rajonit”, tha Radman.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *