• |
ide | kryesore

Një paund për… 374.000: tifozi i Liverpool fiton super bastin

-Instant, Sport



Nuk mund ti besonte syve tifozi pesëdhjetë vjeçar i Reds, në kohën që ndiqte rezultatet e ndeshjeve që mungonin në biletën e tij. Basti klasik që bëhet për argëtim, ku vë bast një stërlinë dhe nuk luan vetëm 1-X-2, por edhe rezultatin e saktë të disa ndeshjeve. Në një moment të caktuar: disa rezultate u gjetën, tensioni u rrit, dhe në atë pikë bastvënësi i Liverpool, tifoz i Reds, filloi të kërkonte rezultatet e tjera.

Këtu filloi ëndrra, e cila përfundoi me fitoren në fund të Inter dhe Sporting Lisbonës, të cilat lejuan fitoren e bujshme: 374,000 paund. Po, të gjitha me vetëm 1 paund të investuar. Një fitore e paimagjinueshme, një nga ato që të ndryshojnë jetën, veçanërisht kur agjencia ka kontrolluar bastin dhe ka konfirmuar suksesin. Këto janë fjalët e tij: “Kur kuptova se basti ishte ende në lojë, fillova të shoh ndeshjet e tjera dhe nuk ishte e lehtë të ndiqja rezultatet nga e gjithë Evropa”. Goditja klasike e fatit që vjen një herë në jetë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *