• |
ide | kryesore

OBSH për vaksinën e Sinovac: Mbron nga Covid-19, por mungojnë të dhënat

-Instant, Lajme, Planet



Vaksina kineze Sinovac është e efektshme në mbrojtjen nga Covid-19 tek të rriturit nën moshën 60-vjeçare, por mungojnë disa të dhëna për rrezikun e efekteve të rënda anësore. Kështu mendojnë ekspertë të pavarur të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të cilët shqyrtuan të dhënat e siguruara nga vaza e tretë e testimit klinik të vaksinës në Kinë, Brazil, Indonezi, Turqi dhe Kili.

Megjithatë, ekspertët citojnë mungesë të të dhënave sa i përket sigurisë dhe mbrojtjes që ofron vaksina te gratë shtatzëna, personat e moshuar dhe ata me sëmundje bashkëshoqeruese. Sipas ekspertëve të OBSH-së, nuk ka të dhëna as për efektet e rralla anësore të zbuluara përmes monitorimit të sigurisë, pas autorizimit të vaksinës. Kemi pak besim në cilësinë e të dhënave, se rreziku për efektë serioze tek individët me probleme shoqëruese, që rrisin rrezikun për formë të rëndë nga Covid-19, pas një ose dy dozave është i ulët.

Vaksina e Sinovac është autorizuar në 32 vende, me 260 milionë doza të shpërndara. Mes tyre është Shqipëria, e cila po përdor vaksinën kineze për imunizimin masiv të popullsisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *