• |
ide | kryesore

PD nxjerr listën me emra: Kush bleu vota për PS-në nga Durrësi në Fushë-Krujë, deri 1 mij euro për familje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike denoncoi sot një rast të pretenduar të blerjes së votës në qarkun e Durrësit.

Në një konferencë per mediat, Belind Këlliçi theksoi se ka pasur raste deri në 1 mijë euro për familje.

Mes të tjerash Këlliçi tha se “PD kallëzoi në SPAK 3 herë para zgjedhjeve ushtrinë me mbi 70 mercenarë të Ramës për blerjen e votës, por SPAK heshti.”. 

Pjesë nga denoncimi me emra i PD në Durrës, Shijak, Sukth, Krujë, Thumanë, Fushë-Krujë: 

Ardian Çela qëndron në krye të skemës kriminale për blerjen e votave, duke siguruar para për personat e tjerë që kanë në patrinazh blerjen e banorëve në zona të ndryshme të Durrësit, ndërsa vetë është përgjegjës për Rrashbullin. Përmes të deleguarit të tij, Artur Fetaj, me precedent kriminal, Ardian Çela ka paguar 1 mijë euro për familje në këmbim të votës. Bashkëpunëtor në skemën kriminale për blerjen e votave në Rrashbull ka qenë edhe Alion Hyska, drejtor i Ndërmarrjes së Rrugëve Durrës, Ruzhdi Murtini, punonjës i OSHEE, Mariglen Mullai, si dhe Albert Bugaçi, administrator i njësisë Rrushbull. Artur Fetaj, ka qenë përgjegjës edhe për blerjen e votës në zonën e Shkallnurit.
Një nga personat më aktivë për blerjen e votës, direkt nën varësinë e Ardian Çelës është drejtori i OSHEE Durrës, Plator Mehmeti.

Në Shijak, skema kriminale e shpërndarjes së parave për blerjen e votës është zbatuar përmes Altin Hajrit. Ky është një personazh i njohur i krimit të organizuar, aktualisht i shpallur në kërkim për vrasje. Megjithëse në kërkim, krimineli Hajri ka lëvizur lirisht për të blerë vota për pushtetin e Edi Ramës. Kontaktet kyçe të tij janë Ardian Çela i OSHEE-së dhe deputeti socialist, Jurgis Çyrbja. Në Shijak, ishte shumë aktiv në blerjen e votave edhe Durim Keçi. I dënuar në Itali për disa vepra të rënda penale, ai është pjesë e mekanizmit për blerjen e votave për të mbajtur në pushtet Edi Ramën.

Blerja e votës në zonën e Spitallës në Durrës mbulohet nga Arbër Koka, djali i deputetit të Partisë Socialiste, Lefter Koka. Ai bashkëvepron me Gentian Thartorin, Roni Shqopën, Fetah Mataj dhe Emilian Lakon, persona me rekorde kriminale.

Në Sukth, u angazhua për blerjen e votave Bert Hoxha, i cili ka mbajtur detyrën e Administratorit të Sukthit. Bashkë me të ashtuquajturin Rumi dhe Gëzim Hoxhën njihen në zonë si persona të dhunshëm, që, në zgjedhjet e mëparshme, kanë kërcënuar me armë përfaqësuesit dhe mbështetësit e Partisë Demokratike, duke i larguar nga procesi i votimit.

Në Krujë, Thumanë dhe Fushë-Krujë është aktivizuar banda e fisit Rraja, me në krye Xhelal Rrajën, person me disa precedente penalë dhe vëlla i kandidatit të PS, Rrahman Rraja. Në këtë zonë, kryesisht në Thumanë, ka qenë aktiv në blerje votash dhe presione Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi.

SPAK është vënë në dijeni të skemës kriminale që në 2 Prill, por nuk bëri asgjë. SPAK heshti edhe kur Partia Demokratike dorëzoi kallëzimin e dytë në 14 Prill. Kjo strukturë e re e drejtësisë, që ka për detyrë të hetojë e të çojë para drejtësisë ata që manipuluan rezultatin zgjedhor heshti edhe pas kallëzimit të tretë për të njëjtën bandë që blinte vota në të gjithë Qarkun e Durrësit për të nxjerrë Edi Ramën deputet dhe për ta mbajtur atë në pushtet.

Përveç Ardian Çelës në skemën kriminale të blerjes së votës kanë marrë pjesë drejtorët më të rëndësishëm të administratës nga qeveria qendore dhe bashkia e Durrësit.

Roni Shqopa, Drejtor AKU Durrës
Alfred Mullaraj, Kryetar i Këshillit të Qarkut Durrës
Ledion Lako, Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit
Alban Çela, Zv.Drejtor i Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve
Spartak Kovaçi, Drejtor i Ujësjellesit Durrës
Ardian Iljazi, Drejtor Shërbimesh në Bashkinë Durrës
Arben Isaku, Drejtor Juridik në Bashkinë Durrës
Emiljan Jani, Drejtor i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Drejtoria Rajonale Durrës
Jolanda Mustafaraj, Drejtor i Rezedencave Qeveritare Durrës
Dorian Baba, Drejtor OSHEE, Sukth
Indrit Cerloi, Drejtor i Inspektoriatit Shendetesor, Durrës
Petrit Ismailati, Drejtor i Sherbimit Social Shteteror, Durrës

Agim Karaj, Drejtor i Formimit Profesional Durrës
Gerald Ceka, Kancelar i Universitetit tå Durråsit
Eljo Jani, Autoriteti Portual Durrës
Ermal Pronjari, përgjegjës për Zyrën e Rindërtimit
Elvis Pengili, përgjegjës Agjencia Shtetërore e Kadastrës
Albert Bugaçi, administrator i njësisë Rrushbull
Soren Dedja Njala, Bashkia Durrës
Denis Shkodra, OSHEE
Ruzhdi Murtini, OSHEE
Mariglen Mullai
Radon Qerreti
Ilir Lleshi
Edlir Topçiu
Oliver Xhamuça
Bledar Metalla
Edlir Topçiu
Gëzim Prenga
Gerald Dautit
Zakarel Zake
Readian Kalastra
Jurgen Zaza
Kastriot Xhangoli
Ermal Kapllani
Fredi Dhuli
Denis Gjoni
Sulejman Ibrahimi
Mand Cërri
Ed Cërri
Xhemo Sula

Janë mbi 70 përfaqësues të Partisë Socialiste, drejtues të administratës qendrore dhe lokale, njerëz të krimit të organizuar që janë identifikuar nga Partia Demokratike në veprimtarinë kriminale të blerjes së votës. Prej më shumë se 1 muaji, SPAK-ut i janë vënë në dispozicion numrat e tyre të telefonit dhe zona ku veprojnë për ta shpërndarë para për blerjen e votave, por ata u lanë te lire të deformojnë vullnetin e zgjedhësve.



7 Comments

  1. Ja dhe provat. Me ze dhe me figur.
    Doni me per belulin. E pat se u dhan 1 mij euro. Tak e kapi kamera kur ja futi ne xhep, ai socialisti i qelbur. Ca doni me? Keto jan prova uleritese. Tani cojini ne spak, po spak eshte i kapur nga diktaori.
    Prova prova jo shaka. Si tallin trapin keta me antaret e tyre. Se e din shume mire qe per ta i nxierrin. I keput ca emra aty, i fut dhe nje tregim. Dhe te thone pastaj, he e shikoni.

  2. Rihapja e dosjes së Gërdecit është shansi i fundit që Fatmir Mediu ende i pagjykuar të shkojë para drejtësisë. Tani është dhe deputet i Gërdecit dhe ka kuptim të jetë në regull me banorët. Po ashtu dhe investitori i boronicave në Gërdec”, shkruan Mero Baze duke sjellë në vëmendje edhe djalin e Sali Berishës, Shkëlzen Berisha i cili ishte i përfshirë në skemën e demontimit të armëve,o kellic je fjale i ri mos u fut ne llumin e dyshes lulzime salih BBasha,letrat dergoje prokurorise mos ha mut cecenesh

  3. Su lodhe tu honger tum mer debil mashkull, copy-paste nje koment si majmun cirku ne cdo artikull.

    E ke ftyre ti thush te tjereve cecen, e kush? Nje majmun cirku qe dhe banane origjinale ste japin por banane druri.

  4. Po provat po presim se deri tani kane marr emrat e punonjsave dhe i kane nxjerre ne portal. Se ku jane provat apo varu karin nxirr 30 emra dhe denojini dhe pastaj i thoni vetes Partia Demokratike. Qija ropt. Ju sa te ket fryme komunisti sali gerdalla do quheni Partia Anarkise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *