• |
ide | kryesore

Përplasje rreth Gjykatës së Posaçme në parlamentin e Kosovës, parandalohen përplasjet fizike

Arkiva



Tensione deri në përplasje fizike kanë përfshirë debatin e sotëm në parlamentin e Kosovës rreth Gjykatës së Posaçme për krime lufte, me seli në Hagë, ndonëse kjo çështje nuk ishte në rend dite.  Tensionet u rritën pasi ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, foli për kërkesat drejtuar asaj ditëve të fundit për dorëheqje, lidhur me deklarimet e mëhershme për çështjen e vrasjeve të pandriçuara të periudhës së pasluftës në Kosovë.  Deputeti i kësaj partie, Bekim Haxhiu, i kërkoi ministres Gërvalla të tregojë nëse është dëshmitare në Gjykatën e Posaçme.

Gjithashtu, është parandaluar dhe një përplasje fizike mes ministrit të Bujqësisë, Faton Peci dhe deputetëve të PDK-së, Ardian Kastrati dhe Memli Krasniqi. Megjithatë, mes tyre fyerjet kanë qenë të rënda. Edhe një deputet tjetër i PDK-së, Hajdar Beqa, për pak sa nuk është përplasur fizikisht me deputetin e Vetëvendosjes, Besim Muzaqi. Debati u ndez pas shkëmbimit të akuzave lidhur me themelimin e Gjykatës Speciale. Drejtuesja e kësaj seance, Saranda Bogujevci, vendosi një pauzë në përpjekje për të qetësuar situatën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *