• |
ide | kryesore

Rama përpiqet të na mbushë mendjen: E pavërtetë që Erdogani dhe Turqia kanë influencë në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ndërsa ndodhet për një vizitë në Firence ka theksuar se Turqia e presidenti Erdogan nuk kanë influencë në Shqipëri dhe se Turqia është pjesë e rëndësishme e sigurisë së BE-së. Rama gjithashtu tha se vendi ynë dhe gjithë Ballkani i duhen Evropës, ashtu siç Ballkanit i duhet Evropa, duke theksuar se janë vende që duhet të kenë bashkëpunim me njëra-tjetrën.

“Ne kemi një raport shumë të mirë me Turqinë dhe Erdoganin. E pavërtetë që Erdogani dhe Turqia kanë influencë në Shqipëri. Është shumë e qartë që për ne Europa është si një besim. Europës i duhemi ne, jo vetëm ne por i gjithë Ballkani, siç Ballkanit i duhet Europa. Pjesë ose jo e BE-së ne do të bëhemi shtet europian. Ndërkohë Turqia është fondamentale në sigurinë e BE”, tha Rama.

Kujtojmë se Turqia ndërtoi Spitalin Rajonal të Fierit në vendin tonë në një kohë rekord.



9 Comments

  1. e i rruhet kari shume Rames t’ua mbushi mendjen ju. Deshtoi totalisht forma juaj e te beri opozite me kundershto e bjeri ca ti biesh. Ju jeni dhe nder shkaktaret qe humbi PD, me njerezi si Shkullaku dhe Bushati qe jan ekstremiste e qe shtyne Bashen te nxirrte PD nga parlamenti, te bojkotonte zgjedhjet vendore e ti hapte rrugen Rames per te marre te gjithe pushtetin. Nguliteni mire ne koke, keni deshtuar, Ram iu mundi, mundi formen tuaj Berishiste e te berit opozite. PD duhet te clirohet nga ju qe te vije ne pushtet.

      1. e hengre preshin sot? e ke me racion perdite para se te filloni punen e komentimeve. Kur beni shume komente qe tejkaloni normen merrni dhe nje byrek me gjize si shpreblim. Ua ka qire trurin Berisha e nuk dini ti ndani ndryshe njerezit pervec se PD e PS

  2. Une them qe ti shkosh armiqve te partise me SPAK-un ke dera, deri ne amerike
    si po ju shkon sulltani yt i dashur, gylenisteve

  3. Se nuk edi Europa se cfare shteti ka ber ky palla KM. Dhe ne BE po na futen kushedi se cfare interesash fshihen. te themi te drejten nuk jemi as 50% gati per BE, po shpresojm te behet qe te levizim e te gjejm pune jasht shtetit me leht, dhe mos t jemi nje jet klandestin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *