• |
ide | kryesore

SPAK ia lehtësoi punën patronazhistëve, tani të hetojë krimin

-Instant, 1, Ide
andi bushati



Apeli i Gjykatës së Posatçme i ka dhënë këtë të enjte të drejtë Lapsi.al në procesin kundër SPAK, që kërkonte të sekuestronte kompjuterat, serverat dhe celularët e ne gazetarëve, pas skandalit të grabitjes të të dhënave personale të 910 mijë qytetarëve, për interesat elektorale të Partisë Socialiste.

Një trupë prej tre gjyqtarësh e kryesuar Dhimitër Lara hodhi poshtë urdhrin e dhënë një mesditë të diele, në fshehtësi të plotë dhe pa praninë e palëve nga gjyqtarja e shkallës së parë, Iliriana Olldashi.
Natyrisht, që nga ajo kohë ndryshuan shumë gjëra.

Së pari gjykata e të drejtave të njeriut në Strasburg, me një precedent të rallë, e urdhëroi shtetin shqiptar të mbronte gazetarët, të mos ndërhynte në mjetet e punës së tyre dhe mbi të gjitha të garantonte fshehtësinë e burimit të informacionit. Pas kësaj, një sërë mediash ndërkombëtare dhe shoqatash të lirisë së shtypit e ngritën zërin për këtë manipulim politik të drejtësisë.

Të gjitha këto reagime erdhën pas një logjike të thjeshtë se Prokuroria e Posatçme po sillej si vëgël qorre e qeverisë. Ajo po merrej me median dhe gazetarët duke mos pasur këllqet e nevojshme për të hetuar E- Albanian nga e cila dyshohej se kishin rrjedhur të dhënat personale të qytetarëve, dhe as Partinë Socialiste, që i përdori ato deri në ditën e fundit, për të manipuluar zgjedhjet.

Por, elementi kryesor, që e ndryshoi lojën katërcipërisht ishte fakti se pas garës elektorale patronazhistët u bënë të panevojshëm, Rilindja fitoi betejën edhe falë të dhënave të vjedhura që kishin nëpër duar ata, prandaj, teatri i SPAK, sikur po vazhdonte ta hetonte këtë krim ndaj votës së lirë ishte i pavend.

Përpara 25 prillit SPAK mori përsipër rolin komik, sikur gjoja po investigonte, sikur i duheshin me patjetër të dhënat që dispononte Lapsi.al, për të shkuar tek e vërteta. Ai bleu kohë për ti lënë hapsirë partisë në pushtet ta zbatonte deri në fund planin e saj manipulativ. Dhe tani që ky objektiv u arrit, vazhdimi i farsës nuk kishte më vlerë.

Ndonëse përfaqësuesja e institucionit të akuzës, Enkeleda Millonai edhe këtë të enjte kërkoi në sallë mbajtjen e urdhrit të sekuestros dhe dorëzimin e bazës të të dhënave që ne dispononim, eprorët e saj dhe ata që supozohet se i kishin urdhëruar nga më lart, e ndjenin se e kishin plotësuar detyrën. Ata e bënë të tyren duke e zvarritur pas zgjedhjeve një çështje që kishte vlerë të zbardhej para tyre. Ata e dëshmuan devocionin ndaj partisë duke mos shqetësuar institucionet që kishin furnizuar me informacione të paligjshme PS-së, por duke u marrë me gazetarët që në këtë rast ishin vetë denoncuesit e krimit.

Por, tani kur gjithçka u mbyll me “happy end”, kur plani për zgjedhjet përfundoi me sukes, kur gjykata e çliroi Lapsi.al nga urdhri për sekuestro, kur alibia se ngjarja do zbardhet përmes dokumentit të publikuar ne media ra, SPAK nuk ka shpëtuar nga përgjegjësia publike.

Pasi i shërbeu rilindjes, Prokuroria e Posatçme e shleu borxhin. Tani ka për obligim të zbardhë të vërtetën për qytetarët. Shqiptarët e morën vesh se kë kanë patronazhist, por ata ende nuk e dinë se kush i furnizoi fuksat e lagjes me këto mjete spiunimi në emër të pushtetit.

©Lapsi.al



26 Comments

  1. Bushat, ti te kujton Abdi Baleten, i cili kishte dhe ai nje gazete modeste ne vitet 90-2000, te quajtur “Rimekembja” dhe denonconte me ngulm llumrat e Berishes, Meksit dhe me pas Nanos, Metes e Majkos…..
    Perfundoi ne gjyq me Meksin, ku i fundit i kerkonte demshperblim dhe mbeten ne gjykata.

    Sot SPAK i ngjan Meksit te atehershem!
    Interesante sesi historia perseritet, mes jush gazetareve!

  2. Shkrim koti.
    Askush nuk e rruan.
    Bushatin jeton mire duke levizur vetem gjuhen.
    Edhe nje kokerr arre te me jepnin do ta merja pa llogaritur vilat e Bushatit.
    Koha i harron shpejt fjalet,ngelen arrat e mia dhe pronat e Bushatit.
    Edhe sindikata e gazetareve e ka bo lanet.

    1. O blush komentuesi shko ha mut te rilindja o derrrrrr koperative hu farën e familjen ta shkerdhefshin krejf demokratët he mut

  3. Luli Partinë Demokratike e sheh thjesht dhe vetëm si një biznes që e bën atë dhe familjen e tij të pasur. Fale PS-së biznesi i kunatit do të vazhdojë të ketë klientë. Oligarkët do të vazhdojnë të paguajnë haracin e përmuajshëm. Luli do të mund të vazhdojë të kalojë përmes zonës VIP në Rinas sa herë do të udhëtojë për në Hollandë. Dhe mbi të gjitha, teksa këto do të ndodhin, Luli nuk do të ketë asnjë përgjegjësi, nuk do të duhet të mbajë asnjë premtim, nuk do e vrasë mendjen për asnjë problem.Bushat krimi juaj eshte Shitja e linkut ke njerez te inkriminuar qe po i perdorin tani duke kercenuar njerzit,ky quhet krim

  4. KOL SALLAKU SKYPE MASTURBON LIVE NE SKYPE-YMER GELBAZA JA PUBLIKOJ DOSJEN E TURPIT FAMILJAR EDI RAMES -TANI ZAGAR TE TREDHUR NGA BOLET NGA EDI RAMA thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA ,KOL SALLAKU SKYPE,DHE CARLO BOLJA BOLINO NUK I PUBLIKUAN RASTIN TUAJ ZOTI BUSHATI DHE Z SHKULLAKU ,I KA TREDHUR NGA BOLET EDI RAMA NUK SHPREHEN-

    1. Nuk e paske vdekur akoma nga uria. Byrek me gjize nuk po te japin me.
      PS ka filluar pergatitjet me patronazhistet per fitimin e zgjedhjeve 2025.
      Vazhdoni ju, e lagu se lagu. Kur te filloni ju te hani perseri byrek me gjize dhe te rreni Bashen, a kush te jete kryetar i PD, patronazhistet e PS, i kane perfunduar listat e reja, mbi bindjet politike te cdokujt.

  5. A ti je kar me lal.

    Lapsi publikon DB dhe thote qe kjo vjen nga PS.
    Prokuroria thote qe qasja dhe publikimi te dhenave personale eshte krim. Prokuroria kerkon nga Lapsi informacione mbi krimin.
    Lapsi thote nuk ti tregoj se kshu eshte nji muhabet.
    Prokuroria leshon urdher sekuestro.
    Lapsi mbrohet mbas te drejtes se informimit dhe konfidencialitetit te burimit.
    Prokuroria terhiqet.
    Lapsi thote qe prokuroria e beri detyren per zgjedhje. Eshte e varur nga rilindja……

    Bushat! Vazhdo ha mut edhe per kater vjet te tjera.

    1. Ik o patronazhist mer fleten e lavdrimit nga Rama tani. Te kishte ndodh kjo ne nje shtet ne perendim, do ishit proceduar penalisht nga ti reshteri patronazhist e deri te Paulin Rama qe del e ju mbron publikisht.
      Ka byth ky SPAKU i Rilindjes te procedoje shefin e tyre? JO!

      1. Ne fakt une po shkruaj nga perendimi. Dhe po, vjedhja, publikimi, perdorimi i te dhenave eshte krim serioz (identity theft).
        Po cfare duhet te beje prokuroria? Bushati boton DB (krim me vete ky) dhe i thote prokurorise qe s’ta tregoj burimin, po keto vijne nga PS.
        Eshte njisoj sikur une tju them ju te dyve (edhe atij me lart) qe une pashe mamin tat duke i qire me komshiun, po sta them si, qysh e tek.

  6. Po cthoni o njerez kjo eshte e verteta te shikoni te degjoni se cndodh te fusin spiunet nga mbrapa si me kohen e xhaxhit e ji prap mire do tu fiten ne krevat tu marrin grate e ju prap mire po ky eshte formimi
    Ndosht nuk kuptoni te ndeshkohen te gjitha ata legena qe shesin cdo gje per te marre leke dhe duan ta bejne jeten duke bere maskaralleqe mire e ke o andi qe e ngre zerin po ku mer vesh ky milet le te degjojn ate ambasadoren sa ti mbaroj mandati si peskut te vogel e peskut te madh

  7. Triumfi i derisotëm i familjes Berisha përballë drejtësisë, është një nga arsyet e mungesës së autoritetit të drejtësisë në Shqipëri, ku një ish- kryeministër mburret që ka vrarë dhe nuk guxon njeri ta marrë në pyetje, ndërsa djali i tij dhe bashkëpunëtorët e tij të kapur në krim, janë të lirë dhe i bëjnë karshillëk drejtësisë shqiptare, duke investuar paratë e zeza të korrupsionit, për të paguar një shtyp mercenar, gazetarë bixhozxhinj dhe pseudointelektualë, që kur ka ndodhur kjo fatkeqësi kanë duartrokitur për vrasësit.

  8. Partia Socialiste e Shqiperise asht KANCERI i Shqiptareve kendej dhe andej kufirit.
    Metodat enveriste te kontrollit te “armikut te brendshem”,jane po te njejtat.
    46 vjet nen diktature dhe nji popull qe nuk reagon,asht katastrofe biblike.
    Jena te denuar nga vetja jone,jo ZOTI,qe historia te na perseritet.
    Ne harrojme shume shpejt,sepse jena popull siperfaqsor.Ne,sot e kesaj dite,vazhdojme te ndryshojme historine tone.
    SA TE BESUESHEM JENA!!!???
    Popull euforik qe I pelqen preshi n’bithe dhe fluturon me te.
    Paulin Ramshkerdhata,njisoj si Enver monstra,e ka njohe kete te mete dhe po e shfrytezon.
    FLI O POPULL NE GJUME LETARGJIK!!!!

  9. ndërhyrja e vetë Lulzim Bashës te pronari i Orës Ylli Ndroqi duke i kërkuar që të mos lejojë që media e tij të përdoret nga kundërshtarët e tij.

    Të njëjtat burime thonë se Ndroqi ia ka ndërprerë kontratën Alfred Lelës pas një takimi me të në fillim të javës.

    Gazetari u kontaktua nga DITA, por pranoi të thoshte vetëm se “program i tij mbyllet në fillim të qershorit dhe nuk do vazhdojë sezonin tjetër. Për të tjerat, no comment”.

    Alfred Lela është shkarkuar nga Media Mapo në vitin 2017, pasi Henri Çili i kërkoi të mbronte qeverinë Rama. Katër vjet më vonë duket se gazetari largohet nga një pronar tjetër për shkak të një politikani të krahut të kundërt, Lulzim Bashës.

    Kryetari i PD pati dalë në mbrojtje të Lelës atë kohë duke sulmuar qeverinë si shkelëse të lirisë së shtypit.

  10. YMER GELBAZA DHE MET VELIU MOS SHKRUANI KETU OR ZAGAR TE TREDHUR NGA EDI RAMA thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA JA FUT K***N NE BYTH MUHAMET VELIUT DHE FRROK CUPIT

  11. Te dhenat e mia personale kane dale nga e Albanie sepse vetem aty e kam perdor nje numer tel qe nuk ishte i imi por i prinderve te mi.Jetoj jashte ,dhe me mungon vendi im por edhe me diktaturen qe eshte instaluar, skam asnje lloj shprese ,ne i adhurojme diktatoret,

  12. Një prej këtyre mund të jetë drejtësia. Kështu nëse procesi ndaj Fatmir Mediut do të jetë realist, ai do të përfundojë në burg duke shkaktuar një tërmet më pas në familjen Berisha.

    Kjo do të bëjë që opozita të reflektojë tashmë ndaj një vendimi të drejtësisë në varësi të pushtetit të Berishës ende mbi PD.

    Nëse PD bëhet gardiane e Mediut që nënkupton të bëhet gardiane e Shkëlzen Berishës dhe makthit të familjes Berisha nga drejtësia, atëherë ne do të shikojmë një PD jo vetëm të zvogëluar dhe të penalizuar, por dhe një parti të tërë të vënë në rresht nga një histori kriminale.

  13. Ky mund të konsiderohet “gëzimi i parë” pas humbjes së 25 prillit.

    Bashkëshortja e Lulzimit, Aurela Basha i ka zilepsur gjithë gratë e Rolling Hillsit me hiret e saj në këtë foto.

    Ajo ka publikuar foton me kryedemokratin për përvjetorin e martesës.

    Gojët e liga thonë që Luli është nga ata burrat e mbarë që e dëgjojnë shumë bashkëshorten.

  14. Prandaj mos e përmendni më Sali Berishën dhe as modelin e tij. Nëse në PD dhe aktualisht në Grupin parlamentar, nuk ka një njeri ambicioz që të sfidojë Bashën, i mbështetur nga kritikët e tij, nuk do të ndodhë asgjë. Kam dyshim se dhe nëse del ai, nuk do ndodhë ndonjë ndryshim, por së paku do kemi një përpjekje.

    Akoma më keq mos kërkoni që këtë rivalin ta gjejë Sali Berisha se siç e shikoni sa herë ai fut dorën në thes, e dini vetë çfarë i kap dora.

  15. Spahiu thotë se demokratët që kanë dashur të kandidojnë ndër vite për kryetar të PD-së kanë pasur një fat të zi.

    Ai përmend këtu rastin e Eduart Selamit, i cili tashmë është emigrant në SHBA. Gjithashtu përmend Azem Hajdarin që është vrarë, si dhe Gramoz Pashkon dhe Sokol Olldashin që kanë humbur jetën në aksident, ndërsa pyet se kush e ka radhën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *