• |
ide | kryesore

Sarandë/ Xhipi del nga rruga dhe përplaset me makinat e parkuara

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident i pazakontë ka ndodhur paraditen e sotme në Sarandë ku një mjet xhip ka dalë nga rruga dhe ka ngelur i varur në anë të rrugës gati për t’u rrëzuar. Mjeti është përplasur me makina të parkuara dhe ka përfunduar i varur në buzë të rrugës së tretë ku poshtë saj ndodhej një ndërtesë. Nga përplasja e mjetit nuk i hapeshin dyert për të nxjerrë drejtuesin i cili ishte një i moshuar, rreth 70 vjec, i identifikuar si Ramadan Pashaj, banor i fshatit Vrinë, bashkia Konispol.

Ka qenë ndërhyrja në kohë e zjarrfikses që bëri të mundur nxjerrjen e drejtuesit të mjetit nga makina i cili u transportua drejt spitalit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *