• |
ide | kryesore

Shuhen gjakrat mes mbretëreshës dhe çiftit Harry-Meghan

-Instant, Paparazzi, Slider



Mbretëresha Elizabeth duket se ka lënë pas mëritë ndaj Harry-t dhe Meghan-it dhe ka zgjedhur që të urojë publikisht stërnipin e saj, Archie Harrison në dy-vjetorin e lindjes.

“I urojmë Archie Mountbatten-Windsor një ditëlindje të 2-të shumë të lumtur”, shkruhet në llogarinë në “Twitter” të familjes mbretërore.Këtë urim e bashkangjiti me një foto të Meghan Markle, Princ Harry-t dhe Archie.

Kjo tregon se në ditëlindjen e stërnipit, mbretëresha ka lënë mënjanë dramën Megxit, ku familja mbretërore dhe Sussex-ët kanë pësuar një përçarje të vazhdueshme.

Ndërkohë, popullariteti i Meghan Markle dhe Harry-t  ka rënë në nivelet më të ulëta ditët e fundit, sidomos pas funeralit të Princit Philip. Sipas një sondazhi nga “YouGov” Princi Edward dhe Charles patën një rritje më të madhe në popullaritet, pas ndarjes nga jeta të babait të tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *