• |
ide | kryesore

Super League, Espn: Juve, Real, Milan e Barcellona rrezikojnë dy vjet përjashtim nga kupat

-Instant, Sport



Mos braktisja e projektit të Super League mund t’i kushtojë Juventusit, Real Madridit, Milanit dhe Barcelonës një përjashtim dy-vjeçar nga Champions League dhe Europa League. Espn ka bërë të ditur se Uefa është e gatshme të merrte masa të ashpra disiplinore kundër katër klubeve ‘rebele’, në kohën kur presidenti i saj Aleksander Ceferin tashmë e ka bërë kërcënimin e tij: “Kushdo që vazhdon të përfshihet në Super League nuk do të jetë në gjendje të luajë në kompeticionet UEFA në të ardhmen”.

Në dhjetë ditët e fundit, Uefa ka negociuar me klubet e tjera, që kanë dalë nga projekti, një dënim më të vogël, me qëllimin për të marrë një angazhim zyrtar për të mos ndryshuar mendim. Deri më sot, sipas burimeve pranë cështjes, organizmi drejtues i futbollit evropian ka gjetur një marrëveshje me shtatë klube: Arsenal, Atletico Madrid, Chelsea, Liverpool, Manchester City, Manchester United dhe Tottenhamm ndërsa është shumë pranë arritjes së marrëveshjes edhe me Interin.

Të katër klubet që janë ende pjesë e Super League besojnë se janë në një pozitë të fortë, pasi dokumentet origjinale të depozituara në Uefa dhe Fifa thonë se Super League i kërkoi “leje” për të organizuar garën dhe një “njohje” më shumë sesa një shkëputje nga organizata.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *