• |
ide | kryesore

Tensione në Kuvendin e Kosovës, kërkohet shkarkimi i ministres Gërvalla

-Instant, Lajme, Të fundit



Seanca e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pasi u shoqërua më herët me tensione dhe ofendime mes deputetëve të partive kundërshtare.

Disa nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, janë përplasur me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci si dhe disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Shkak për tensionet është bërë fjalimi i Ministres së Jashtme Donika Gërvalla që akuzoi deputetë të PDK-së se kanë krijuar Gjykatën Speciale dhe i kanë dërguar në Hagë ish-bashkëluftëtarët.

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati  e ka ofenduar ministrin e Bujqësisë, Faton Pecin duke e quajtur “legen” dhe “qenef”, raportojnë mediat e Kosovës. Ndërsa deputeti Tahiri e quajti ministren Gërvalla “përfaqësuese të Serbisë në Kosovë”. Tensionet në sallë kanë sjellë edhe ndërprerjen e seancës për rreth 20 minuta.

Në dalje të sallës janë mbledhur mbledhur deputetë nga opozita dhe pozita, ku deputeti i PDK-së Hajdar Beqa dhe Besim Muzaqi i LVV-së kanë pasur edhe përplasje fizike duke krijuar kështu rrëmujë dhe tension në dalje të sallës.



2 Comments

  1. Rihapja e dosjes së Gërdecit është shansi i fundit që Fatmir Mediu ende i pagjykuar të shkojë para drejtësisë. Tani është dhe deputet i Gërdecit dhe ka kuptim të jetë në regull me banorët. Po ashtu dhe investitori i boronicave në Gërdec”, shkruan Mero Baze duke sjellë në vëmendje edhe djalin e Sali Berishës, Shkëlzen Berisha i cili ishte i përfshirë në skemën e demontimit të armëve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *