• |
ide | kryesore

Vendimi/ Gjykata Kushtetuese i hap rrugë protestave pa lejen e policisë

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Nisma e gjyqtarit të Apelit të Shkodrës, Aleks Nikolli katër vite më parë për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese në lidhje me ligjin e protestave ka çliruar qytetarët nga një frenim ligjor, që i detyronte të merrnin leje nga policia para se të dilnin në rrugë për të protestuar. Gjykata Kushtetuese nxorri një vendim në datën 4 Maj, që u prit me entuziasëm nga aktivistë politikë dhe të shoqërisë civile. Sipas këtij vendimi ka një konflikt të nenit 262 të Kodit Penal pasi e drejta për të protestuar është cënuar nga ajo pjesë e nenit ku shkruhet “pa marrë më parë lejen nga organi kompetent, sipas dispozitave të veçanta”. Sipas Gjykatës Kushtetuese qytetarët nuk kanë nevojë të marrin leje për të protestuar.

Gjyqtarët e Shkodrës Aleks Nikolli, Lindita Hoxha dhe Selim Kryeziu, kur iu drejtuan Kushtetuese vinin në dukje se neni 262 i Kodit Penal e kishte origjinën në vitin 1995, para anëtarësimit të Shqipërisë në Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

“Jo vetëm […] jurisprudenca e GJEDNJ-së, por edhe nga shqyrtimi i legjislacioneve bashkëkohore, konstatohet se një pjesë e madhe e tyre nuk kërkojnë fare autorizim paraprak nga autoritetet shtetërore për të mbajtur një tubim apo manifestim paqësor, madje një pjesë e legjislacioneve pararojë, kanë amenduar edhe kërkesat për njoftim paraprak për zhvillimin e një kategorie të gjerë tubimesh dhe grumbullimesh publike,” arsyetonin gjyqtarët e Apelit të Shkodrës, të cilët morën shkas nga një çështje gjyqësore për të cilën u dënuan disa të rinj të Partisë Demokratike në një protestë të marsit të vitit 2017. Arvit Bushati, anëtar i FRPD-së u dënua për protestën me 90 mijë lekë gjobë nga Shkalla e Parë e Gjykatës, pasi u konsiderua fajtor për organizimin e protestës pa marrë leje nga policia me rastin e një vizite të kryeministri Rama në Shkodër.

Në një reagim në rrjetet sociale pas dhënies së vendimit nga Gjykata Kushtetuese, Arvit Bushati ka shkruar: “Me date 2 mars 2017, se bashku me nje grup te rinjsh te Forumit Rinor zhvilluam nje proteste qe prej prokurorise dhe policise se Shkodres u quajt e paligjshme, sepse nuk kishim marre leje. Qe prej asaj dite u gjendem shpesh dyerve te komisariatit dhe gjykatave te Shkodres”

Por ajo që bie në sy në këtë histori është se Kryetari i Gjykatës së Apelit që mori përsipër t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje rezulton të jetë skualifikuar nga Vetingu.
Vetë Nikolli e ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa thotë se “çmimi” që ka paguar për këtë ndryshim të ligjit ka qenë shumë i lartë.

“Rreth tre vjet më parë, në kulmin e një stine haluçinante revolucionare, ku “opinion publik” ishte droguar nga çorba që i ofrohej në të tre vaktet, me ndërgjegjen e ftohtë qytetare e profesionale, gjeta kurajën që ti drejtohem një gjykate inekzistente kushtetuese, për të shfuqizuar një normë penale e cila në vlerësimin tim ishte e papranueshme për një shoqëri të shekullit të XXI. Me gjithëse çmimi i paguar ka qenë i lartë, lajmi i sotëm më ka bërë që të kujtoj se asnjë vend nuk është bërë pa sakrifica të mëdha, pa besim në ideale e vlera të larta njerëzore, dhe se çmenduria për të bërë gjërat që mendon se janë të drejta dhe të ndershme, vlejnë më shumë se mençuria për të ulur qafën e për tu konformuar me të keqen!

Së fundmi, edhe një mësim i vogël praktik, që rrëzon fabulat djallëzore me djepë dhe shejtanë, se një Gjykatë e metë dhe sakate kushtetuese, është shumë herë më mirë se një gjykatë inekzistente kushtetuese!” shkruan ish gjyqtari, tashmë i përjashtuar nga sistemi për shkak të vetingut.

Gjithsesi, aktivisti i FRPD-së, i dënuar nga protesta e Shkodrës në vitin 2017 nuk e ka lënë pa një falenderim.
“Deri ne diten e seances une as nuk e kisha takuar dhe perpos asaj dite as e kam takuar ndonjehere, por me sa jam informuar ky gjyqtar binte ne sy per pergatitjen dhe racionalitetin qe kishte ne gjykimet e tij, gje qe u pa dhe ne çeshtjen tone e ku aspak nuk u intimidua nga perfshirja e politikes ne mes duke mbajtur nje qendrim dinjitoz.
I jam mirenjohes sepse fale vendimit te tij per t’ju drejtuar Gjykates Kushtetuese tashme shqiptaret mund te protestojne te lire” shkruan protestuesi./Lapsi.al



12 Comments

  1. Luli Partinë Demokratike e sheh thjesht dhe vetëm si një biznes që e bën atë dhe familjen e tij të pasur. Fale PS-së biznesi i kunatit do të vazhdojë të ketë klientë. Oligarkët do të vazhdojnë të paguajnë haracin e përmuajshëm. Luli do të mund të vazhdojë të kalojë përmes zonës VIP në Rinas sa herë do të udhëtojë për në Hollandë. Dhe mbi të gjitha, teksa këto do të ndodhin, Luli nuk do të ketë asnjë përgjegjësi, nuk do të duhet të mbajë asnjë premtim, nuk do e vrasë mendjen për asnjë problem.Pd per tete vjet nuk ka kerkuar asnjehere leje per protestat me molotov qe ka bere,kjo nuk. Dryshon asgje,tani cecene gati per revolucionin demokratik te salihut

  2. Nje lajm per lejimin e protestave paqesore pa nevojen per lejes nga policia ilustruar me nje foto te nje proteste ku protestuesit dhunojne policine.
    Per ta plotesuar lajmin Karandashi duhet te shtonte thirrjen:

    SHPELLARE DHE KATUNDARE
    MPREHNI CFURQET SPATAT KOSAT DHE PERPARA PER TE VRARE, PRERE DHE SHKATERRUAR QYTETARINE SHQIPTARE

    1. Ca debili je mer te shkerdhefsha robte. Po ku ka protestues qe kane dhunuar policine mer te qifsha robte? Hengren protestuesit dajak apo policia? Po ju i futet gaz lotsjelles ne mjes kalamajve mor ju qifsha robt o nazista muti.

      Pastaj protesat jane mjet demokracie o debil, ke pare ca behet ne Paris e Londer per 1 cent qe rritet nafta. Kurse ketu skandalet cdo dite dhe ti thuaj mos bej proteste.

      Ju qifsha robt o nipa komunistash!

      1. O CRV,
        qe per emer ke shkurtimin e fjales kurve.
        Ne foto paraqiten protestuesit qe kane shkulur parapetin metalik qe kufizon institucionin me kalimtaret perballe policise qe kerkon te mos dhunohet teritori i institucionit.
        Robve te mi ti i rruan karin dhe bythen dhe me leshin qe fiton ia jep satomeje te bej corrape dhe fanelle o katunar i qelbur.
        Dhe e fundit me nipat e komunisteve mos e ke fjalen per Bushatin dhe Shkullakun?

  3. Ne te gjithe boten e lire e drejta per proteste i takon cdo individi dhe nuk ka nevoje per leje perkatese. Kurse ne Shqiperine Rilindase Fashiste me 176.000 mije skllever qe ngopen me nje sufllaqe nuk ndodh e njejta gje.

  4. Ne te gjithe boten e lire e drejta per proteste i takon cdo individi dhe nuk ka nevoje per leje perkatese. Kurse ne Shqiperine Rilindase Fashiste me 176.000 mije skllever qe ngopen me nje sufllaqe nuk ndodh e njejta gje.

  5. Sa te gezuar jeni ju b…q… e lapsit se opozites nuk do i duhet leje te protestoje. Opozites vetem protestat i kane mbetur te beje se ne pushtet nuk vjen me

  6. MOSBINDJE dhe PROTESTA!
    Kanceri luftohet me helme.Paulin Ramkancerogjeni zhduket vetem me injektim-reaksion antiqelbveri.E keqja luftohet me te keqe.
    POPULL ZGHOHU-ZGJOHU-ZGJOHU!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *