• |
ide | kryesore

Analizohet vaksina kineze Sinovac, OBSH konfirmon efektshmërinë

-Instant, Lajme, Planet



Ashtu siç ishte lajmëruar edhe më herët gjatë kësaj jave, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dalë me një deklaratë në lidhje me vaksinën kineze të prodhuar nga kompania Sinovac. Sipas ekspertëve të OBSH-së, vaksina e prodhuar nga Sinovac Biotech e Kinës është e sigurt dhe efektive në parandalimin e sëmundjes së koronavirusit tek të rriturit nën 60 vjeç.

Përfundimi është arritur nga Grupi Strategjik Këshillimor i Ekspertëve i OBSH-së mbi Imunizimin (SAGE), pasi vlerësoi vaksinën Sinovac që kaloi 3 fazat e provave klinike në Kinë, Brazil, Indonezi, Turqi dhe Kili.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *