• |
ide | kryesore

Demi Lovato sërish me probleme shëndetësore

-Instant, Paparazzi, Slider



Çrregullimet me të ngrënit kanë qenë një shqetësim prej kohësh për Demi Lovaton dhe përmirësimi për të kërkon shumë kohë. Këngëtarja ka rrëfyer së fundmi sfidën e saj të përditshme me këtë problem, që është mjaft shqetësues për të e shumë të rinj.

Këngëtarja ka ndarë në Instagram një foto të saj me një filxhan, të cilin ajo e ka blerë disa vite më parë dhe që përshkruan betejën e saj me imazhin e trupit. Filxhani lexon “Unë vlej” dhe Demi ka dhënë një mesazh shumë të vlefshëm për të gjithë.

“Unë vazhdoj ende të kem probleme. Çdo ditë. Ka disa periudha kur i harroj problemet me ushqimin dhe herë të tjera kur është e vetmja gjë për të cilën mendoj. Akoma. Por kështu është rikuperimi nga çrregullimet e të ngrënit për disa njerëz dhe unë shpresoj ende se një ditë nuk do të mendoj më për këtë gjë. Tashmë filxhani im më kujton se unë vlej dhe sot unë e besoj këtë gjë”, u shpreh Demi.

Në dokumentarin e saj, “Demi Lovato: Dancing With The Devil”, që u publikua në muajin mars, artistja foli për problemet e saj me buliminë dhe mbidozën që për pak i mori jetën në vitin 2018.

Pas publikimit të këtij dokumentari, Demi vendosi që të mos flasë më për rikuperimin nga mbidoza.

“Unë kam vendosur që ndoshta kurrë nuk do të diskutoj për shërimin tim nga mbidoza. Nuk është e thënë se rikuperimi im funksionon për të gjithë dhe nuk është një zgjidhje e vetme. Ka të bëjë vetëm me identifikimin e asaj që funksionon më mirë për ju dhe vazhdimin e kësaj ”, tha Demi në një intervistë me Zach Sang.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *