• |
ide | kryesore

Grabitet në ashensor kambisti në Sarandë, u sulmua nga 2 meshkuj dhe 1 femër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një grabitje ka ndodhur këtë mbrëmje në Sarandë. Mësohet se një kambist është dhunuar dhe grabitur, në lagjen nr. 4 të qytetit bregdetar.

70-vjeçari Ibrahim Didani u sulmua në ashensorin e pallatit të tij, nga dy burra dhe një grua.

Këta të fundit e kanë goditur kambistin në pjesë të ndryshme të trupit dhe i kanë marrë shumën prej 500 mijë lekësh të reja.

Policia e Sarandës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë nisur operacionin për kapjen e autorëve të grabitjes me dhunë të kambistit.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *