• |
ide | kryesore

Kërkesa për ngritjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës, Kuvendi sot në seancë plenare

-Instant, Lajme, Të fundit



Ditën e sotme në Kuvend do të zhvillohet seanca plenare e radhës, në orën 10:00. Në Kuvend pritet diskutimi dhe më pas vendimmarrja për ngritjen e Komisionit Hetimor pas kërkesës së 49 deputetëve për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Ditën e djeshme, Komisioni i Ligjeve vendosi me 14 vota pro dhe 1 kundër që t’i propozojë Kuvendit ngritjen e një Komisioni Hetimor për veprimtarinë e presidentit Meta dhe kërkesës së 49 deputetëve për shkarkimin e tij pasi sipas tyre ka shkelur Kushtetutën gjatë fushatës zgjedhore. Kujtojmë se edhe pse ishte thirrur kreu i shtetit, Ilir Meta nuk u paraqit në seancë dëgjimore duke pretenduar se kishte një axhendë të përcaktuar dhe mundësinë që të jetë i pranishëm e ka vetëm me 10 maj.



2 Comments

  1. Triumfi i derisotëm i familjes Berisha përballë drejtësisë, është një nga arsyet e mungesës së autoritetit të drejtësisë në Shqipëri, ku një ish- kryeministër mburret që ka vrarë dhe nuk guxon njeri ta marrë në pyetje, ndërsa djali i tij dhe bashkëpunëtorët e tij të kapur në krim, janë të lirë dhe i bëjnë karshillëk drejtësisë shqiptare, duke investuar paratë e zeza të korrupsionit, për të paguar një shtyp mercenar, gazetarë bixhozxhinj dhe pseudointelektualë, që kur ka ndodhur kjo fatkeqësi kanë duartrokitur për vrasësit.

  2. Hiqeni armikun e partise dhe vendosni shokun Gramoz Cigarja!
    Ay e meriton detiren e Presidentit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *