• |
ide | kryesore

Maqedoni/ Konfirmohen 234 raste të reja me COVID-19 dhe 25 vikima në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Numri i viktimave dhe i rasteve ditore të infektuar me Covid vijon që të jetë i lartë në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar të infektuar me Covid 234 raste të reja nga 2 907 testime, ndërsa kanë humbur jetën 25 persona.

Prej rasteve të reja 83 janë në Shkup, Kumanovë 27, Manastir 16, Tetovë 14, Strumicë 13, Shtip dhe Vinicë 9, Kërçovë 7, Prilep dhe Veles 6, Gostivar, Strugë dhe Koçani 5, Ohër 4, Radovish, Krushevë dhe Demir Hisar 3, Probishtip, Bogdanci dhe Demir Kapi 2, Kavadar, Gjevgjeli, Negotinë, Sveti Nikole, Kriva Pallankë, Berovë, Dellçevë, Vallandovë, Kratovë dhe Pehçevë 1.

Gjithashtu gjatë orëve të fundit janë shëruar 786 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 153.694 pacientë, prej të cilëve 137.331 janë shëruar dhe 5.067 kanë humbur jetën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *