• |
ide | kryesore

Misioni amerikan në OSBE: Shqetësues publikimi i të dhënave, SPAK të hetojë blerjen e votës!

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE bëri një deklaratë të premten në të cilin konsideron se zgjedhjet e 25 Prillit ishin të mirëorganizuara dhe transparente, por aty theksohet edhe fenomeni i shitblerjes së votës dhe keqpërdorimi i resurseve shtetërore. Konstatimet janë bërë duke u bazuar kryesisht në raportin paraprak të OSBE/ODHIR.

Misioni i SHBA në deklaratën e tij ka konstatuar edhe se gjatë zgjedhjeve të përgjithshme të Shqipërisë më 25 prill “partia në pushtet kishte përparësi në zgjedhje për shkak të kontrollit në administratën vendore dhe keqpërdorimit të burimeve administrative”, gjë që e konstatoi edhe Misioni i OSBE-së.

Në deklaratë, kujtohet gjithashtu raporti i vëshguesve të OSBE/ODHIR, ku thuhet se “praktikat e përhapura të blerjes së votës mbeten një problem dhe akoma më shqetësuese janë publikimi i të dhënave të qytetarëve, përfshirë edhe preferencat politike të votuesve. SHBA përsërit se institucionet e drejtësisë duhet të mbajnë përgjegjësi për çdo individ, që shkel ligjin dhe pengoi të drejtën e popullit për zgjedhje të lira e të ndershme”.

Ekskluzive/ Si na monitoron Rilindja nr e telefonit, nr ID, vendet e punës, të dhënat konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës

“SHBA përsërit se institucionet e drejtësisë duhet të mbajnë përgjegjësi për çdo individ, që shkel ligjin dhe pengoi të drejtën e popullit për zgjedhje të lira e të ndershme” – theksoi Misioni amerikan në OSBE.

Ai vlerësoi njoftimin se SPAK po heton krimet zgjedhore, duke shtuar se SHBA shpreson që raportin përfundimtar të ODIHR-it Shqipëria ta përdorë për të përmirësuar më tej proceset zgjedhore.

Investigimi/ Vrasja e Elbasanit, skandali që mjafton për të zhvlerësuar 25 prillin

Çfarë konstatori raporti paraprak i OSBE pas 25 Prillit.

Më herët raporti paraprak i OSBE/ODHIR që u prezantua nga vëzhguesit e misionit ndërkombëtar ka prekur disa nga pikat më nevralgjike që kërkon një proces zgjedhor për t’u konsideruar i lirë dhe i ndershëm. Duke nisur nga shit-blerja e votës, vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, mediat e kapura dhe gazetarët e korruptuar e deri tek përdorimi i resurseve shtetërore për fushatën e Partisë Socialiste.

Struktura e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) informoi misionin e ODHIR se deri në 24 Prill kishte hapur rreth 30 çështje në lidhje me blerjen e votës. Misioni gjithashtu u informua nga oficerët e prokurorisë në Berat dhe në Shkodër se ata kishin nisur hetime zyrtare për incidente në lidhje me shitblerjen e votës. Partia Demokratike bëri një denoncim në SPAK që përmbante një duzinë me raste të shitblerjes së votës në Elbasan. Në 21 Prill, një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën në një përplasje me armë në Elbasan. PD formoi një grup të quajtur “Struktura për Mbrojtjen e Votës” duke deklaruar se ky ishte i përbërë nga ish efektivë të policisë, të cilëve iu ishte kërkuar nga PD të verifikonin informacionet për blerjen e votës: Policia e Elbasanit arrestoi 10 persona, me dyshimet se kishin mbajtur me forcë një persona dhe deklaroi se disa prej tyre ishin të armatosur. Policia gjithashtu ndërhyri kundër “Strukturës së Mbrojtjes së Votës” në Dibër dhe në Korçë në 23 Prill” thuhej në raportin e OSBE/ODHIR.

OSBE nxin 25 Prillin/ Votat e shitura, mediat e kapura, databaza me të dhënat personale

Deklarata e plotë e misionit amerikan në OSBE:

Shtetet e Bashkuara përgëzojnë popullin shqiptar për angazhimin e tyre aktiv në zgjedhjet e tyre parlamentare më 25 Prill. Ne përgëzojmë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për mbajtjen e një procesi zgjedhor të mirëorganizuar dhe në mënyrë transparente, pavarësisht nga sfidat e paraqitura nga pandemia, apo zbatimi i teknologjive të reja.

Siç u përmend në raportin paraprak të ODIHR, shumica e bashkëbiseduesve të Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve (IEOM) përgëzuan sistemin e ri elektronik të identifikimit të votuesve dhe e panë sistemin si një mënyrë të lehtësuar rrezikun e votimit të dyfishtë, atij familjar dhe falsifikimit të zgjedhësve. SHBA janë gjithashtu të kënaqur kur panë të gjitha partitë përkatëse të marrin pjesë në zgjedhje, hera e parë që ndodh, që nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2017-ë.

Përmirësimet në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë dhe pjesëmarrja e një numri të konsiderueshëm partish në zgjedhje, tregon angazhimin e Shqipërisë për zhvillimin e saj demokratik. Ndonëse kishte shumë aspekte pozitive në këto zgjedhje, Shtetet e Bashkuara duke iu referuar konstatimit të misionit të OSBE-së se partia në pushtet, kishte përparësi në zgjedhje për shkak të kontrollit në administratën lokale, keqpërdorimit të burimeve administrative.

Ne gjithashtu shikojmë konstatimin e tyre, se praktikat e përhapura të blerjes së votës mbeten një problem dhe akoma më shqetësuese janë publikimi i të dhënave të qytetarëve, përfshirë edhe preferencat politike të votuesve. SHBA përsërit se institucionet e drejtësisë duhet të mbajnë përgjegjësi për çdo individ, që shkel ligjin dhe pengoi të drejtën e popullit për zgjedhje të lira e të ndershme.

Ne mirëpresim njoftimin e SPAK për hetimet e krimeve zgjedhore. SHBA shpresojnë se në raportin përfundimtar të ODIHR Shqipëria ta përdorë për të përmirësuar më tej proceset zgjedhore. SHBA do të vazhdojë të bashkëpunojë me qeverinë shqiptare për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë në demokraci, mbrojtje dhe tregti.©Lapsi.al

https://lapsi.al/2021/04/30/manipulimi-i-zgjedhjeve-pd-denoncon-skemen-e-belinda-ballukut-e-tom-doshit-kemi-tre-ne-sharre-i-takoi-vete-shefja-video/



19 Comments

    1. zgjedhjet fitohen vetem kur ke fryme, edhe pa Ramen ne PS me kete opozite qe nuk frymezon as te vetet nuk i fiton dot zgjedhjet. E them kete nga pozita e dikujt qe ne keto zgjedhje ka preferuar te mos votoje se maxhoranca jo e jo po as opozita nuk me japin shprese. Edhe ne 2013 PD e asaj kohe “kishte përparësi në zgjedhje për shkak të kontrollit në administratën lokale, keqpërdorimit të burimeve administrative” sic e thone Amerikanet po opozita kishte fryme e ngjallte optimizem, ndaj PD e asaj kohe u mund me 1 milion vota kunder.

    2. Zgjedhjet e 2025 do jene fringo te reja dhe shume shume te lira.
      Por me Ramutin kryeminister.
      Kryetar i PD, Grida Suma.
      Ato te 2029, thuhet se nuk do jene aq te reja, por edhe me te lira. Falas fare.
      Por prape me Ramutin.
      Kryetar i PD, Sali Janji.

    3. Haha sa qesharak jeni ju të lapsit dhe njerzit e ilir Metes dhe Sali Berishes me shoke ju tani na citoni vezhgusit Ameriken ?? … Ku ju të lapsit si Armando Shullaku dhe Andi Bushati dhe ilir Meta dhe Sali Berisha dhe njerzit e tyre kerkoni çë Amerika dhe Abasadoja e tyre të shpallen Armiqe të Shqipries se pse ata po ndimone Edi Ramen dhe tani na citoni rraportin e tyre… A po Amerika ështe Armike Kure kerkone te vendoset Drejtsisja dhe shteti ligjore .. Se pse ju e dini se po të ket drejtsise ilir Meta Sali Berisha dhe familja e ti mafjoze dhe shume njerze te tjere çofshin keta majtaze çofshin keta djathtaze do prufundone në Burg .. Prandaj Amerika duhet të shpallet Armike… Por ne tani nuk po kuptome Amerika po mbrone Rame a shteti ligjore???

  1. Ti hani m… Rames. PD te distancohet dhe te largoje urgjentishte Lul mafishten dhe Sali vdekjen. Ju b… q… e lapsit pse nuk thoni qe BE dhe SHBA i ka njohur zgjedhjet te lira dhe te rregullta dhe qe Ramen e kane uruar per fitoren e tret. Para Edi Rama per mandatin e katert. Zorraxhinjte e opozites le enden rrugeve si arixhinj.

  2. Edhe ti brenda lapsit je o mavi bytheqire.
    Ashtu uruan dhe Gruevskin prr mandatin e trete, por nuk po e shohim me.
    Gjermania u thote ambasadoreve se u ngutet qe uruat autokratin.

  3. MOSBINDJE POPULLORE ,ilaci i vetem qe ndalon perhapjen e kancerit nga kancerogjeni diktatorial kombshkaterrues Paulin Ramshkerdhata.

  4. Sa keq ambasadorja Kim nuk u ngrit as ne nivelin e adelegacionit amerikan ne OSBE, sikur kjo Kimi te mos I kishte informacionet.

    Ketu populli opozitar eshte ne lufte ndaj mafies vendase dhe nderkombetaret.

  5. jemi mesuar me vleresimet nderkombetare per zgjedhjet ne Shqiperi ,si: nuk plotesojne standardet por jane te pranueshme

  6. Nese zgjedhjet pranohen atehere pranojme nenshtrimin.
    Nese basha nuk jep dorheqjen per miopi dhe paaftesi ateher ligjerojme statuskuon e liderve.
    Nese pallosh Rama nuk denohet se bashku me patronazhistet atehere ligjerojme vjedhjen dhe spiunllikun.
    Nese nuk ndeshkohet , krimi , hajduti , mashtruesi , maskarai dhe sidomos politikani atehere kolumbia jemi ne.
    Nese zgjedhjet nuk ribehen brenda nje afati 1 vjeçar ose edhe deri ne tetorin e vitit te ardheshem, por pasi te jene bere ndryshimet ne kodin zgjedhor-kushtetues dhe me rregulla te mirecaktuara atehere ne pranojme bujkroberine.

  7. Një prej këtyre mund të jetë drejtësia. Kështu nëse procesi ndaj Fatmir Mediut do të jetë realist, ai do të përfundojë në burg duke shkaktuar një tërmet më pas në familjen Berisha.

    Kjo do të bëjë që opozita të reflektojë tashmë ndaj një vendimi të drejtësisë në varësi të pushtetit të Berishës ende mbi PD.

    Nëse PD bëhet gardiane e Mediut që nënkupton të bëhet gardiane e Shkëlzen Berishës dhe makthit të familjes Berisha nga drejtësia, atëherë ne do të shikojmë një PD jo vetëm të zvogëluar dhe të penalizuar, por dhe një parti të tërë të vënë në rresht nga një histori kriminale.

  8. Fitore fale patronazhisteve , simboli i patronazhistece Met Greca kokaina . Garantimin dhe sigurine nuk e realizon policia e shtetit por , Suel Cela edhe Kel Çami. Prandaj mos kerkoni perseritjen e ndeshjes edhe pse kundershtari luan me lojtare te pa federuar… Socialisti me i spikatur djali qifes qe gnen çam edhe ne Vore.

  9. Ky mund të konsiderohet “gëzimi i parë” pas humbjes së 25 prillit.

    Bashkëshortja e Lulzimit, Aurela Basha i ka zilepsur gjithë gratë e Rolling Hillsit me hiret e saj në këtë foto.

    Ajo ka publikuar foton me kryedemokratin për përvjetorin e martesës.

    Gojët e liga thonë që Luli është nga ata burrat e mbarë që e dëgjojnë shumë bashkëshorten.O Koli uroja ciftit diten e marteses

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *