• |
ide | kryesore

Misteri i zhdukjes së Pecorellit, hetuesit italianë kërkesë prokurorisë shqiptare për prova të reja

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia shkencore e Romës do të verifikojë provat e mbledhura në vendin ku u gjet e djegur makina në të cilën udhëtonte Davide Pecorelli. Hetuesit ende nuk kanë mundur të zbulojnë detaje nga ngjarja e ndodhur në Gjegjan të Pukës teksa kanë kërkuar nga Shqipëria materiale të reja.

Vijon të jetë mister fati i biznesmenit italian Davide Pecorelli, i cili rezulton të këtë humbur gjurmët në Shqipëri që prej datës 6 janar 2021.

Automjeti i tij i cili rezulton ta ketë marrë me qira në Rinas u gjet u djegur në fshatin Gjegjan të Pukës dhe breda saj disa objekte personale.

Hetuesit italianë dhe ato shqiptarë u bënë bashkë në mënyrë zbardhjen e plotë të ngjarjes por deri më tani pa rezultat.

Disa mbetje kockore u rekuperuan në vëndin e ngjarjes por që rezultuan të pamjaftueshme për të ekzaminuar ADN e për të vërtetuar nëse janë apo jo të Davide Pecorellit.

Mediat italiane raportojnë se Prokuroria e Perugias është në pritje që magjistratura shqiptare të dërgoj në Itali, një grup të dytë të provave të rekuperuar në makinën e djegur e që për të cilat autoritetet italiane kanë bërë një kërkesë zyrtare.

Ndërkohë bëhët me dije se prokuroria italiane e Perugias e cila ka ngarkuar Policinë shkencore të Romës për analizimin e të gjitha provave të mbledhura për çështjen “Pecorelli” e kërkojnë mbërritjen në Itali të të gjitha elementeve që autoritetet policore shqiptare kanë rekuperuar në automjetin e djegur të sipërmarrësit të zhdukur.

Për hetuesit italianë duke absurde që një zjarr kaq i fuqishëm i automjetit, i cili ka shkatërruar kockat sa nuk mund të analizohen, ka lënë të shpëtojë telefonin celular të Davides i cili funskionon në mënyrë perfekte dhe sot.

Një tjeter dyshim i hetuesve italianë është se Davide Pecorelli mund të jetë i përfshirë në trafikun e drogës dhe për këtë çështje prokuroria ka hapur një dosje hetimore për vrasje e për trafik droge ndaj personave të panjohur, me dyshimin e lidhjeve me persona të botës së krimit në trafikun e lëndëve narkotike mes Perugia e Tirana./ Ora news



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *