• |
ide | kryesore

Monika Kryemadhi: E vërteta është brenda në kuti. Do t’i shkojmë deri në fund

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka publikuar disa dokumente. Kryemadhi thekson se dokumentet janë ankimime për procesin e zgjedhjeve të 25 prillit. Po ashtu, Kryemadhi vlerëson se me vigjilencë, duhet t’i shkojmë deri në fund zbardhjes së të vërtetës.


“Me vigjilencë dhe qetësi, t’i shkojmë deri në fund zbardhjes së të vërtetës. E vërteta e 25 Prillit është brenda tek kutitë.”- shkruan Kryemadhi. Postimi i kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi:


Grupi i juristëve i angazhuar pranë LSI për çështjet zgjedhore, dorëzoi sot ankimimet e para për procesin e 25 Prillit. Kështu do të vazhdojnë me radhë, në respekt të afatit ankimor, për të gjitha problematikat e evidentuara. Me vigjilencë dhe qetësi, t’i shkojmë deri në fund zbardhjes së të vërtetës. E vërteta e 25 Prillit është brenda tek kutitë.

6 Comments

  1. Ohoooo. Mire vazhdoni deri ne fund.
    Me ligjin e ri zgjedhor, kut i hap edhe gjuzi me nje kerkes te thjesht. Ju e dini shume mire se atje vecse qenin e ngordhur gjen.
    Po hedh ca shashka per momentin, se mos ndihmon presidentin, ate burrin e mones.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu