• |
ide | kryesore

Parandalohet një vrasje e mundshme, policia publikon pamjet e arrestimit të autorit me armë në dorë

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia ka vënë në pranga një 55-vjeçar në Këlcyrë, duke parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale. Sipas policisë, 55-vjeçari është arrestuar me armë në dorë e fishek në fole gati për qitje dhe ishte nisur drejt banesës së një shtetasi me të cilin ishte konfliktuar më parë për motive të dobëta.

Gjatë ndërhyrjes së Policisë, 55-vjeçari iu ka drejtuar armën punonjësve të Policisë, por është neutralizuar dhe prangosur. Policia sekuestroi armën e zjarrit kallashnikov dhe krehra me fishekë luftarak.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *