• |
ide | kryesore

PD bën gati dosjen/ Kërkohet përsëritje e zgjedhjeve në 9 qarqe

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



2 javë pas zgjedhjeve të 25 prillit, të cilat nuk i njohu, Partia Demokratike po bëhet gati për të bërë hapin e parë zyrtar për t’ju drejtuar institucioneve.

Sipas asaj që transmeton ABC që citon një burim brenda selisë blu, në ditët në vijim PD pritet që të dorëzojë pranë Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ kërkesën për shpalljen e pavlefshmërisë së rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit për 9 qarqe në vend.

Të vetmet qarqe ku PD nuk pretendon se ka pasur parregullsi janë Shkodra, Lezha dhe Dibra, të cilat i ka fituar.
Mes qarqeve që kërkohet rivotim përpos Durrësit, Tiranës, Elbasanit, Fierit, Beratit, Gjirokastrës, Korçës dhe Vlorës është edhe Kukësi, që PD e ka fituar në 25 Prill.

Me provat që sipas tyre disponojnë, PD pretendon se në 9 këto qarqe procesi zgjedhor nuk ka qenë i drejtë dhe vullneti i qytetarëve është deformuar. Çfarëdo vendimi që të marrë KAS me shumë shanse fjalën e fundit për dosjen do ta thotë Kolegji Zgjedhor. 



10 Comments

  1. Po ikni mos na cani me trapin me keto budalliqe,paskeni bere gati dosje .Pranoni humbjen, shkoni ne parlament, beni nje reformim te thelle pd ,largoni saliun dhe banden e tij perreth,shkeputuni nga lsi dhe Meta,dilni me oferte te re ne zgjedhjet locale te ardhshme ,behuni te besueshem per njerezit,por jo me lulin se ai as nuk ngjall besim as shprese.Gjeni nje kryetar qe eshte I paster,psh Agron Shehaj dhe I fitoni zgjedhjet.

      1. I paemer I ores 20:47,mos me ngaterro gje me veten o shpellare se mua sme plas fare as per njeren as per tjetren,as nuk kam votuar fare ne dy pale zgjedhje, se sme ngjall shprese asnje.

        1. kta karat e PD jan perfundimisht te pasherueshem, per ta bota eshte vetem bardh e zi, o jo me pd o je me ps, o je me ne o je kundra nesh. O kara hapni syte se jeni verbuar komplet, po u mbajne partite si qen te lidhur mbas vetes

  2. Nuk ka berje gati te dosjeve! Ka berje gati te valixheve!!! Familja kriminale qe mban peng PD po shqyrton opsionet per azil!!!…

  3. Kam votuar PD por keto gjera jane peme pa kokrra.. Nese nuk i jepni zgjidhje qytetarit qe do jetoje edhe 4 vite nen peshen e ketij qelbesire, c’na intereson ne se kush fiton poltronen?

    1. Emu !
      Ti je një njeri i lirë.
      Nëse ke votuar për PD e ashtu si mijra të tjerëve, vota që keni dhënë , ose është bërë e pavlefshme ose ka kaluar tek qeveria mafioze e sojit Tao Tao, je ti dhe të gjithë shqiptarët që nuk e duan këtë “qelbësirë” që duhet të ngriheni e të protestoni kundër kësaj masakre zgjedhore.
      Kur thua se nuk më intereson se kush fiton “poltronën”, fjalë me të cilën nënkupton pushtetin, atëhere bie në kundërshtim me veten kur ke thënë se nuk duhet të durojmë edhe për 4 vite, peshën e këtij “qelbësire”.
      Nuk të vë faj për këtë tollovi të gjykimit sepse duke dëgjuar mediat , gazetarët e analistët që dominohen nga soji i punistëve, që hedhin vrer njëlloj për të gjithë politikanët me shpresë se do të krijohet ndonjë parti e re komuniste, edhe ty të është bërë mëndja dhallë.
      Duke lënë mënjanë të gjitha faktet për keqqeverisjen Rama, e quaj tragjike për Shqipërinë që pas 30 viteve, për herë të tretë të vijë në pushtet ish Partia e Punës me vetëm emrin e ndryshuar në Parti Socialiste..
      A nuk është i mjaftueshëm fakti që në këto zgjedhje, në krye të listës për kandidatë, ishte përzgjedhur një grua e moshuar , afër të tetëdhjetave, që në “fushatën” e saj zgjedhore deklaroi publikisht se Enver Hoxha ka pasur shumë më tepër merita sa “gabime”, duke quajtur krimet e atij diktatori mizor si “gabime” ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *