• |
ide | kryesore

PD denoncon skemën: Si u blenë votat në Bashkinë e Rrogozhinës nga 1 deri në 35 milion lekë për familje

-Instant, Lajme, Të fundit

Partia Demokratike ka denoncuar sot skemën, që sipas Selisë Blu, është përdorur për të blerë vota në Bashkinë e Rrogozhinës me nga 1 deri në 35 milionë lekë për familje. Nga foltorja e PD-së, deputetja e Kavajës Grida Duma ka denoncuar funksionarët publik dhe mënyrën që sipas PD-së u manipuluan votat nga “aleanca Rama-Doshi-Rakipi.


Duma deklaroi se PD i kallëzoi në SPAK të gjithë personat e përfshirë, por shtoi se edhe pse pati 3 javë në dispozicion, kjo prokurori heshti.


“Përmes Këshillit Bashkiak nën kontrollin e plotë nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi, është ndryshuar kategoria e dëmit të shkaktuar nga tërmeti për 1700 familje dhe janë shtuar në skemën e zhdëmtimit edhe 961 familje që nuk ishin kategorizuar si familje të dëmtuara nga tërmeti.Me vendimet e datave 24.03.2021 dhe 12.04.2021 Bashkia akordoi grante që arrijnë deri në 35 milion lek për familje që thuajse nuk ishin dëmtuar nga tërmeti dhe ka përjashtuar pothuajse familjet e fshatrave Lekaj, Sinaballaj dhe Cikallesh që jetojnë prej 2 vitesh në çadra plastmasi pasi shtëpitë e tyre u rrënuan realisht nga termeti.

Përveç granteve të paligjshme, Bashkia Rrogozhinë ka fryrë strukturën e saj në shkurt të vitit 2021 duke rritur numrin e të punësuarve nga 90 në 317, duke shtuar rreth 227 punonjës. Sipas të dhënave janë punësime të qytetarëve që nuk janë banorë të Rrogozhinës”, thekson Duma.

 

20 Comments

  1. 35 miljon lek per 2 ose 3 vota qe mund te ket nje familje.. me duket nje cike shtrenjte moj Grida.
    Nese doni te justifikoni humbjen me keto lloj karrliqesh, me mire mos dil fare te besh deklarate se perkeqson akoma me shume imazhin e PDs . Njerzit nuk jane budallej moj Grida.

  2. Ku je moj heroine e Shqiperise – ta hongsha zemren!!!
    Kam shume respekt per ty!

  3. Ku je moj heroine e Shqiperise – ta hongsha zemren!!!
    Kam shume respekt per ty!!
    Te uroj nje vere te mbare!

  4. Ku je moj heroine e Shqiperise – ta hongsha zemren!!!
    Kam shume respekt per ty!!!
    Te uroj nje vere te mbare!
    Njerezit cilesore jane pakice -prandaj skemi pse te mos jemi te lumtur

  5. 90 te punesuar? jep fakte deri ne shkurt . po per mars-prillin ke te dhena ? sepse ne mars prill u be muti mullar me punesime . Edhe per ndihmen e termetit je aut o Duma . Mesa shoh dhe ti Duma nuk ke kuptuar asgje me duket . Bashkia ishte 120 punonjes deri kur e mori bashkine ai pijaneci me gjashte klase qe ishte me pare. Ai e çoi ne 390 punonjes . Nderasa mavite e kan çuar numrin e punonjesve deri 720 te punesuar. Po te perfshijme ujesjellsin , oshe dhe çdo drejtori tjeter jane punesuar edhe mbi 150 punonjes te tjere . ketu duhet futur edhe gruaja e pallosh rames se edhe ajo nepermjet bankes se saj dhe shoqatave joqeveritare ka punesuar rreth 30 punonjes te tjere ne tremujorin e fundit . Ndersa me termetin je aut fare o Duma . Kur ra termeti ishin gjithsej pak me shume se 410 shtepi te demtuara . me keto vetem sa u bene spostime nga dsi ne ds2 dhe ds3 . por ne dhjetor te 2020 u rihapen edhe nje here kerkesat per demtime nga termeti , ato u hapen edhe ne janar dhe ne shkurt dhe per çudine me te madhe dhe absurde te demtuarit u shtuan me 1700 demtime te tjera . pra ne total vajti rreth 2150 shtepi te demtuara.antaret e bashkise kane futur te gjithe emrin ne ket listen e dyte , biles ka persona qe kane futur emrin edhe tre apo kater here .Ne te gjithe boten termeti efektin e demit e ka ne ato 30-60 sekonda kur godet , ndersa ne rrogozjhine e ka edhe pas me shume se nje viti . keshtu eshte vepruar ne te gjithe vendin,dhe e gjithe kjo edhte bere me urdher partie , ne rrogozhine u be me urdher te jevgut te gjirokastres. nese dyshoni ne vertetesine ektyre qe thashe me siper shkoni dhe verifikoni.kasaphane me punsime dhe lek termeti , pa futur dhe leket qe hodhi çuni i qifes qe i vajti nje vote nje milion leke ,imagjinoni se çrezultat do ishte . duke marre parasysh te gjitha keto dredhi te pista te pushteti rilindas dua te them se Duma beri nje pune te shkelqyer qe arriti nje rezultat te mire ne rrogozhine dhe kavaje, kjo edhe per faktin se miletit i ka ardh ne maje te hundes.

    1. Si rrogozhinas po te them se je shume i sakt por nuk ke permend edhe ndihmat ushqimore qe vinin me kamiona e u shperndashin me thase. Ne keto zgjedhje eshte bere baterdia , do ishte turp i madh qe te njiheshin nga opozita. Nje falenderim punes madheshtore te Grides, ishte burrnesh me plot kuptimin e fjales. Hallall ta boft Zoti oj mbretnesh

      1. STTOI EDHE NDERTIMET PA LEJE QE ISHIN EDHE PARA ZGJEDHJEVE POR QE NE DATE 26 MBINE SI KERPUDHAT. HAJDEI E SHIKOJINI SE JANE NE NDERTIM E SIPER.UEN JAM I TARAUMATIZUAR NGA KETO LLOJ ZGJEDHJESH. NUK BESOJ ME TEK POLITIKA DHE NGA KETEJ E TUTJE I KAM BERE MUTIN POLOTIKES DHE POLITIKANEVE, SIDOMOS ATYRE TE RILINDJES.TURP DHE TURP SHUM I MADH.

    2. Jam dakord me te gjitha qe thoni , nje bravo ti rrog-kj se jeteper i sakt. Nuk kam pa ne rrogozhine zgjedhje me te keqija se keto te prillit.Nese keto quhen zgjedhjeather ky ven ka mar fund pergjithmon .Grida punoj mire por jo aq shum sa me marr kaq lavde.Çunat mo te mire te rrogozhines nuk u perzine me zgjedhjet sepse jane te zhgenjymen. Qari i grides ishte se ornaldon e perfaqesoj ish kryetari i bashkise nje pijanes , bixhozxhi , harbut,moterqire qe se ka shokun.Une jam i djatht dhe votova 9 dhe 7 ,mediun, por me thone te drejten ornaldo ishte çun i mire por shoqerimi nga ish kryetari dhe disa harrakat te rrogozhines dhe peqinit i hoqi shume vota .po mos te ishte ai bixhozxhiu ornaldo do kishte thy rekord ne rrogozhine . Sa per saktesi E.Abazi nuk eshte nga elbasani por skraparli qe jeton ne tiron , ky begaj eshte fshatar berati qe jeton ne tiron dhe kjo goca Begaj eshte goca e kadri sheges ca arrakateve dhe kriminelave te peqinitqe kane pastrimin e qyteti.te gjithe keta jane punsu nga bixhozxhiu i meparshem.Por po te shkoni e te boni listprezencen do shikon se jane mbi 250 punonjes qe nuk e dine ku bi bashkia,

      1. NUK THEM SE ORNALDO ISHTE DJAL I KEQ POR ATA QE E SHOQERONIN ISHIN LLUMI. NA LLAHTARISEN FARE KRIMINELET QE E RRETHONIN.JEMI TROMAKSUR NGA KETO ZGJEDHJE

  6. KTU NRROGOZHINE U BO NOMI.TE LUSSHIN PER PUN, TE LUSSHIN ME FUT EMRIN TEK TEK TERMETI
    PO QE BO GJITHANEJ KJO PUN ZGJEDHJET NUK DUHEN NJOF. MO KEQ SE KTO ZGJEDHJE UN NUK KOM PA.NE FUND QERSHINE E TORTES E VUNI QIFI ME HALABAKET E PEQINT DHE ELBASONITE.

  7. Po shkruajne byrekexhinjte e shqupit sikur te jene ‘ rrogozhinsa’ tani ?
    Se dija qe kishte kaq shume komentues nga rrogozhina tek ky portal.
    Po hajde , derisa prapa pseudonimit nuk shohoim se kush eshte, po e pranojme se rrogozhinsat e paskan lene sot per te komentuar.

    1. Ketu eshte bo nomi o pall .vetem zgjedhje nuk pati.po shkrujm se na dhemb shpirti se po perfundojme si vendet latine

      1. Qe te dhem shpirti , ta besoj, por jo se ‘ po kthehemi si vendet latine’ ( ketu e ke fjalen per ameriken latine , besoj , se vende latine eshte dhe Italia, Franca, Rumania etj etj ) .
        Te dhemb shpirti se humbe prap , dhe kete here fajin ta pati koka , nuk ta pati Rama. Rama beri ate qe cdo politikan pragmatist do bente me kundershtarin ( ta vuri shqelmin ne fyt) . Por nuk eshte faji i tij pse ti nuk je ne gjendje te fitosh simpatine e votuesve. Ne shqiptaret themi , nese dikush ta beshtyn by_hen e zbuluar , nuk eshte faji i tij , por faji jot qe e zbulove ‘ .
        Hajd tung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu