• |
ide | kryesore

Shqipëria po zbrazet/ Raporti i INSTAT: Më pak shqiptarë se në 2019, rritet mosha mesatare

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pandemia e ka kufizuar lëvizjen e qytetarëve si jashtë dhe brenda vendit, por nuk ka mundur ta ndalë pavarësisht mbylljes së kufijve.

Sipas INSTAT Numri i emigrantëve gjatë vitit të shkuar ishte 45,6 % më pak krahasuar me vitin 2019, ndërsa lëvizjet brenda vendit kanë shënuar rënie me 65,5 % më pak.

Edhe këtë vit të dhënat zyrtare flasin për vazhdimin e tkurrjes së popullsisë, ku brenda territorit janë regjistruar rreth 30 mijë më pak banorë

Edhe plakja ose rritja e moshës mesatare nuk ka ndaluar, duke shkuar nga 37.6 vjeç në 37.2 vjeç që ishte.

Viti i fundit në Shqipëri ka shënuar edhe një ulje të numrit të foshnjave të lindura, dhe një rritje të vdekshmërisë.

Shifrat tregojnë se në vitin e fundit kanë ardhur në jetë 1.7% foshnje më pak se një vit më parë, ndërsa vdekshmëria është rritur më 25.8 për qind.

Kryeqyteti vijon të jetë qarku me numrin më të lartë të popullsisë, duke zënë rreth 32,2 % të totalit e ndjekur më pas nga Durrësi dhe Fieri.

Kukësi dhe Gjirokastra kanë numrin më të ulët të banorëve me 2.6 dhe 2.1 për qind.

Në 1 janar 2021, raporti i varësisë së të rinjve u zvogëlua, krahasuar me 1 janar 2020.



10 Comments

  1. Ky shpopullim masiv eshte strategji e Edi Rames.
    Me i goditur eshte Veriu qe po shkon drejt boshatisjes totale, dhe Edi Rama kete e ka zbatuar prej 8 vitesh dhe do vijoje derisa te jete ne pushtet qe duket se dhe 20 vite te tjera do te jete. Edi Rama i ka quajtur cecene gjithe veriun, saqe edhe ato qe jetojne ne periferi te Tiranes nuk kane asnje lloj aksesi ne adminstrate, sherbime publike apo sociale, trajtohen si qytetare te dores se dyte ne vendin e tyre; i vetmi mekat i tyre eshte se kane lindur 25-150km largesi nga qendra e Tiranes.
    Shikoni qeverine, drejtorat, ushtaraket, policine, dretesine, shendetesin, arsimin, etj asnje drejtues nga veriu i vendit. Te gjithe flasin shqipen e Tepelenes/Vlores/Gjirokastres. Neper institucionet publike as pastruese e roje nuk gjen nga veriu i vendit qe perbehet nga 4 qarqe.
    Ky eshte misioni i Edi Rames, shpopullim i gjysmes se vendit dhe dhe sundim jetegjate me 4-5 qarqet e medha qe i ka totalisth nen kontroll me patronazhistet e tij te denje qe vazhdojne punojne edhe pas zgjedhjeve, si dikur sigurimi i shtetit.
    Ky po ia kalon Enverit ne gjithcka qe ka instaluar.
    Ndaj shqiptaret jane ne listen e njerezve te degdisur neper bote menjehere pas Afganistanit e Sirise.

  2. Skeni pare gje akoma. Ky eshte vetem fillimi. Pas 10 vjetesh do ngelen 1,5 milione ku 700 mije do te jene pensioniste. Parashikimi i BB se ne fund te shekullit do ngelen vetem 1milione shqiptare do te realizohet brenda 2050-es. E vetmja shprese ngelet te fikim instagramin.

  3. Mund të thoni kur është zbrazur Shqipëria.Në diktaturën Hoxhiane duke filluar që në 1944.E zbrazi me egzekutime pa gjyq me gjyq.Ikën në arrati një pjesë e mirë.Me burgje e internime.Në 1990- 1991.Morën arratinë sa e sa të rinj.Në 1997 e njëjta gjë.Gjithë ata që u pushuan e kërcënuar kur morën pushtetim me rebelim të armatosur.E pastaj nga 2013 e deri më sot.Ka qënë dhe është mision ky antishqiptar i gatuar në guzhinën sërbe që në 1941 dhe nuk reshtet akoma.

  4. Ky individi me lart “Kavajs” do jete patronazhist i rilindjes patjeter, derisa mbeshtet strategjine e Rames duke i quajtur kete pjese te shqiptareve “cecene”.

  5. Rdhes tjeter fiton PD se do rritet numri i zgjhedhesve…….hahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
    Flisni sot o derrat e PD se po ikin te gjithe te pakenaqurit me pushtetit , qe jane votuesit tuaj .Po nuk folet sot mos prisni te ndodh çudi neser , se pastaj neser vjen vakti i shurres dhe kur vjen vakti i shurres ,vetem shurrohet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *