• |
ide | kryesore

Skandali me patronazhistët e PS-së, reagon misioni i SHBA në OSBE: SPAK të hetojë krimet zgjedhore!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan në Shqipëri më 25 prill, përmes një deklarate, kanë treguar aspektet pozitive dhe negative të gjithë procesit. Ata theksojnë se përfshirja e të gjitha partive politike në zgjedhje, e teknologjisë që bënte të mundur identifikimin elektronik të qytetarëve ishin aspektet pozitive.

Ndërsa në aspektet negative të procesit të zgjedhjeve dhe numërimit, u renditën, fenomeni i shit-blerjes së votës, përfshirja e administratës nga qeveria në pushtet, publikimi i të dhënave të qytetarëve dhe preferencat e tyre partiake, skandal ky i raportuar ekskluzivisht nga Lapsi.al

“Ne gjithashtu varejmë se gjetjet e tyre tregojnë për një praktikë të përhapur të blerjes së votave që mbetet ende një problem dhe gjithashtu shprehim shqetësim në lidhje me rrjedhjen e të dhënave personale tejet sensitive, përfshirë edhe preferencat politike të qytetarëve. SHBA ngul këmbë që organet e hetimit dhe gjyqësori duhet të mbajnë përgjegjës çdo individ që ka shkelur ligjin apo që ka ndaluar vullnetin e qytetarëve të Shqipërisë për të votuar në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne mirëpresim deklaratën e SPAK për të investiguar krimet elektorale”, thuhet në deklaratë.

Për rastet e lartpërmendura, Misioni i SHBA-ve në OSBE, kërkon nga SPAK hetimin e të gjitha rasteve që lidhen me manipulimin e votës, e cënojnë votën e lirë të qytetarëve

Deklarata e plotë:

Shtetet e Bashkuara përgëzojnë popullin shqiptar për angazhimin e tyre aktiv në zgjedhjet e tyre parlamentare më 25 Prill. Ne përgëzojmë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për mbajtjen e një procesi zgjedhor të mirëorganizuar dhe në mënyrë transparente, pavarësisht nga sfidat e paraqitura nga pandemia, apo zbatimi i teknologjive të reja.

Siç u përmend në raportin paraprak të ODIHR, shumica e bashkëbiseduesve të Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve (IEOM) përgëzuan sistemin e ri elektronik të identifikimit të votuesve dhe e panë sistemin si një mënyrë të lehtësuar rrezikun e votimit të dyfishtë, atij familjar dhe falsifikimit të zgjedhësve. SHBA janë gjithashtu të kënaqur kur panë të gjitha partitë përkatëse të marrin pjesë në zgjedhje, hera e parë që ndodh, që nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2017-ë.

Përmirësimet në Kodin Zgjedhor të Shqipërisë dhe pjesëmarrja e një numri të konsiderueshëm partish në zgjedhje, tregon angazhimin e Shqipërisë për zhvillimin e saj demokratik. Ndonëse kishte shumë aspekte pozitive në këto zgjedhje, Shtetet e Bashkuara duke iu referuar konstatimit të misionit të OSBE-së se partia në pushtet, kishte përparësi në zgjedhje për shkak të kontrollit në administratën lokale, keqpërdorimit të burimeve administrative.

Ne gjithashtu shikojmë konstatimin e tyre, se praktikat e përhapura të blerjes së votës mbeten një problem dhe ne akoma më shqetësuese janë publikimi i të dhënave të qytetarëve, përfshirë edhe preferencat politike të votuesve. SHBA përsërit se institucionet e drejtësisë duhet të mbajnë përgjegjësi për çdo individ, që shkel ligjin dhe pengoi të drejtën e popullit për zgjedhje të lira e të ndershme.

Ne mirëpresim njoftimin e SPAK për hetimet e krimeve zgjedhore. SHBA shpresojnë se në raportin përfundimtar të ODIHR Shqipëria ta përdorë për të përmirësuar më tej proceset zgjedhore. SHBA do të vazhdojë të bashkëpunojë me qeverinë shqiptare për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë në demokraci, mbrojtje dhe tregti.



21 Comments

  1. Pirdhni pirdhni se kurvat e Ripjerdhjes i blen Shqipetaret se pula te ngordhura dhe tani beni sikur i kritikoni, ikni se dhe ju jeni ber te pa besueshem.?

    1. Nese keto zgjedhje njihen atehere rrofte komunizmi, fashizmi,skllavopronaria, rrofte diktatura .Ata te thonin do beni keshtu si te themi ne ,ndersa keta thone beni ça te doni por ne bejme ça te na doje kokrra e qejfitdhe vendosim ça na do bytha.

  2. Lediana thote: ‘Ky, ketij” per mevlanin
    keta presin te perputhen – hahahah sa injoranter

  3. Lediana thote: ‘Ky, ketij” per mevlanin
    keta presin te perputhen – hahahah sa injoranter ….

  4. Lediana thote: ‘Ky, ketij” per mevlanin
    keta presin te perputhen – hahahah sa injoranter ….
    hajde rrefehuni tek bora dhe olsa – shqiperi muti te kam bere mutin

  5. Lediana thote: ‘Ky, ketij” per mevlanin
    keta presin te perputhen – hahahah sa injoranter ….
    hajde rrefehuni tek bora dhe olsa – shqiperi muti te kam bere mutin

  6. Lediana thote: ‘Ky, ketij” per mevlanin
    keta presin te perputhen – hahahah sa injoranter ….
    hajde rrefehuni tek bora dhe olsa – shqiperi muti te kam bere mutin

    me bore sorrosin do te behet shqiperia

  7. Po vjen ora.Ska si të ndodhë ndryshe.Amerika priti që do ndodhte rotazioni gjë që e besonin shumë.Por fakti që u ripërsërit vjedhja tani po japin sinjalet.E kanë kuptuar që së fundi janë po ata fëmijë e nipër të nënës parti ,komuniste dhe e punës që historikisht e kanë shkatëruar këtë vënd.

  8. Ju jeni organizatorët e grabitjes më të madhe të votave.Ju përçatë shqiptarët.Një sondazh i papublikuar nxirrte vetëm 48,75% preferencë marrëdhëniet me USA. Nga 98,75% që la qenë më parë.

  9. NUK KA HETO, POR ANULLOJI ZGJEDHJET DHE NE TETOR TE BEHEN TE DYJA ZGJEDHJET SI ATO PER QEVERINE DHE SI ATO PER BASHKITE. KETU NUK U ZGJODH KETU U BLE EDHE E PABLESHMJA , KASAPHANE HESAPI .

  10. ndërhyrja e vetë Lulzim Bashës te pronari i Orës Ylli Ndroqi duke i kërkuar që të mos lejojë që media e tij të përdoret nga kundërshtarët e tij.

    Të njëjtat burime thonë se Ndroqi ia ka ndërprerë kontratën Alfred Lelës pas një takimi me të në fillim të javës.

    Gazetari u kontaktua nga DITA, por pranoi të thoshte vetëm se “program i tij mbyllet në fillim të qershorit dhe nuk do vazhdojë sezonin tjetër. Për të tjerat, no comment”.

    Alfred Lela është shkarkuar nga Media Mapo në vitin 2017, pasi Henri Çili i kërkoi të mbronte qeverinë Rama. Katër vjet më vonë duket se gazetari largohet nga një pronar tjetër për shkak të një politikani të krahut të kundërt, Lulzim Bashës.

    Kryetari i PD pati dalë në mbrojtje të Lelës atë kohë duke sulmuar qeverinë si shkelëse të lirisë së shtypit.Shpellkare zgjedhjet e radhes 2025,ju filloni revolucionin demokratik të salihut mos hani mut te vaksinuar

  11. Ketu patronazhistet bejne gjithcka, jane si sigurimi i shtetit ne kohen e komunizmit.
    Edhe pse kane mbaruar zgjedhjet njerezit jane te survejuar dhe s’kane asnje lloj privatsie ne jeten e tyre.
    Patronazhistet bejne biografine dhe karakteristiken te partia per gjithcka.
    Ky model qe ka krijuar Edi Rama e le shume here mbrapa modelin e sigurimit te Enverit.

  12. Sapaku – aspaku me ba’ hetim KRYMIT zgjedhor’ah???
    A e ke pa’nji pele mas lumit?
    M’fal,m’fal,m’fal…s’ka ma hetim.Ka vetem hatym nga skaka-spaka-skappa-is kapa, apo ca mutin i thone.
    Hahahaha…….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *