• |
ide | kryesore

SPAK kërkon 2 vjet burg për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla

-Instant, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për ish-prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla. Pretenca e dhënë nga SPAK, kërkon 2 vite burg për ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, si dhe përjashtimin me 5 vite nga funksionet publike. Gjykata ka caktuar datën 20 maj kur seancën përtë dhënë vendimin. Gjykata do të vendos nëse do të pranojë pretencën e Prokurorisë së Posaçme për Llalën.

Llalla akuzohet për disa veprat penale që përfshijnë “Refuzim për deklarim, mos deklarim, fshehje ose deklarim i pasurive, interesave privat të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim” në tre raste.



7 Comments

  1. 2 vjet jane pak. Nxirrni te tjeret qe jane burgjeve. I pabesueshem ky dhe gjithe fshataret qe quhen prokurore.
    Hale vend.

  2. SPAK, organizate kriminale, prokuroret bashkpuntore te hajduteve, mashtruesve, genjeshtareve, imoraleve. SPAK I korruptuar. Prokuroret e SPAK duhen denuar me dy vjet e Llalla me burgim te perjetshem. Drejtesi MUTI.

  3. SPAK organizem ne sherbim te krimit e krimineleve. Dy vjet denohet kush keq trajton kafshet, dy vjet denohet Llalla sepse ka keqtrajtuar nje milingone. Drejtesi MUTI.

  4. Për çfarë???As kam marë veshë çvepër kriminale ka bërë.Apo aspaku don të tregojë që janë në krye të detyrës për të dënuar një kundërshtar.Sa do vazhdojë kjo lojë larg b….s problemet e vërteta siç janë krimi i vertetë ,vjedhja e votës ,korrupsioni.

  5. Oh sa do gezohet ish ambasadori LU tani qe do rish 2 vjet brenda .Po pse e kruan o djale, po pse se le Bankers ta shkateronte fare Myzeqene .Ne e shikojem keto 8 vjet se cfare po behet masaker ne cdo ane dhe te medhenjte e borderove thone histori suksesi.Mos haro zoterote se dhe ti pjese e ketij sistemi je , por me me pak dem nga keta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *