• |
ide | kryesore

Vlorë/ Nuk kapën skafistin që do dërgonte 55 sirianë në Itali, gjykata lë në burg rojet bregdetare

-Instant, Lajme, Të fundit



Pesë rojet bregdetare të arrestuara në Vlorë për rastin e 55 sirianëve janë lënë në burg nga gjykata ditën e sotme.

Rojet bregdetare akuzohen për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim. Sipas policisë ata lejuan që të largohej drejtuesi i gomones me të cilën do të transportoheshin drejt Italisë 55 shtetas sirianë.

Të arrestuarit janë B. B., 38 vjeç, banues në Vlorë, R. Ç., 54 vjeç, banues në Vlorë, B. M., 26 vjeç, banues në Vlorë, S. B., 23 vjeç, banues në Vlorë, A. A., 34 vjeç, banues në Vlorë. Kujtojmë se në janar të këtij viti u shpëtuan  55 klandestinë, të cilët do trafikoheshin drejt Italisë në kushtet kur deti ishte me dallgë rreth 5 ballë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *