• |
ide | kryesore

Video/ Partizani tërbohet në Korçë: Skënderbeu i heq fitoren me një goditje në portë

-Instant, F1, Sport, Video

Një barazim që djeg e që i komplikon garën për titull Partizanit, që nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 përballë Skënderbeut. Të kuqtë humbin kreun e klasifikimit, kur kanë mbetur tashmë edhe 4 javë nga fundi në vigjilje të derbit me Tiranën.



Partizani dominoi ndeshjen, pavarësisht mungesës së Malës e Bardhit, duke kërcënuar sidomos në pjesën e parë portën e Rexhepit me Junior e Hasanin që në minutën e 20 dhe të 22 humbën dy gola praktikisht të bërë. Skënderbeu rezistoi deri në minutën e 44 kur portieri nuk mund të ndalte perlën e Stenio Junior në një asist fantastic të Asanit.

Një ndeshje që u duk se mori drejtim në fund të pjesës së parë, por që u vështirësua 10 minuta pas rifillimit. Mensah, pas harkimit të Taipit devijoi aq sa për të nxjerrë Hoxhën nga trajektorja, duke befasuar e tronditur të kuqtë. Sforco e fundit e Partizanit krijoi raste por jo gola: Junior nuk arriti të devijojë me kokë në minutën e 87, ndërsa në të 3 shtesë Asani u bllokua nga dalja kurajoze e Rexhepit që shpëtoi rezultatin dhe i ngjiti bardhekuqtë në zonën playout mbi Bylis e një pikë nga shpëtimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu