• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë aksin rrugor Milot-Morinë, zbulohet emri i viktimës që humbi jetën në aksidentin pranë “Urës së Zogut”(VIDEO)

-Instant, Lajme, Të fundit



Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e së shtunës në aksin rrugor Milot-Morinë. Si rezultat i aksidentit ka humbur jetën një person dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë.
Automjetet pas aksidentit tragjik kanë qenë totalisht të shkatërruara.
35-vjeçari i identifikuar si Fitor Ollomani që drejtonte mjetin tip “Volkswagen” humbi jetën në vend për shkak të përplasjes së fortë, teksa mbeti e plagosur pasagjerja e tij shtetasja me iniciale A.M. Po kështu i plagosur është dhe drejtuesi i mjetit tip “Benz” me iniciale Z.L. Ata janë nisur drejt spitalit të Traumës për të marrë kujdes të specializuar mjekësor.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *