• |
ide | kryesore

Arrestohen dy persona që siguronin fara kanabisi për t’i kultivuar në zonat e thella të Dukagjinit

-Instant, Lajme, Të fundit



Zhelko Sekuliq dhe Albert Lami kanë rënë në prangat e policisë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin fara kanabisi, me qëllim kultivimin e tyre në zonat e thella të Dukagjinit. Sipas policisë në automjetin me të cilin udhëtonin këta persona, që drejtohej pa leje drejtimi nga 29-vjeçari Zhelko Sekuliq, i cili nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe tentoi të largohej me forcë, u gjetën dhe sekuestruan 4000 fara të dyshuara narkotike kannabis sativa.

Gjithashtu janë sekuestruar  3 aparate celular dhe 1 automjet.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *