• |
ide | kryesore

BE arrin marrëveshjen me Pfizer, porositen 1.8 miliardë doza të vaksinës për Covid-19

-Instant, Lajme, Të fundit



Bashkimi Evropian ka rënë dakord për një zgjatje masive të kontratës për 1.8 miliardë doza të mundshme të vaksinave të kompanisë Phizer-BioNTech deri në vitin 2023. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shkroi në Twitter se zyra e saj “sapo ka miratuar një kontratë për 900 milion doza të garantuara. Kontrata e re, e cila ka mbështetjen e vendeve anëtare të BE-së, do të përfshijë jo vetëm prodhimin e vaksinave, por gjithashtu sigurimin që të gjithë përbërësit thelbësorë  të vijnë nga BE.

Më herët, të dhënat tregojnë se blloku evropian arriti të përshpejtojë fushatat e vaksinimit, pavarësisht pengesave fillestare për shkak të vonesave në dërgesat e vaksinës.Për blerjen e rreth 2.6 miliardë dozave të vaksinës, BE-ja nënshkroi marrëveshje të hershme të blerjes me gjashtë prodhues të vaksinave, respektivisht me kompanitë farmaceutike Pfizer/BioNTech, Moderna, AstraZeneca, CureVac, Johnson & Johnson dhe Sanofi/GlaxoSmithKline.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *