• |
ide | kryesore

“Blerje votash, kërcënim votuesish dhe mbledhje e kartave të identitetit”/ PD: Zbardhet skema nga aleanca Rama-Doshi-Rakipi te Njësia 8 në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Partia Demokratike ka publikuar sot kallëzimin në SPAK për atë që e cilëson skemë kriminale të blerjes së votës nga aleanca kriminale Rama-Doshi-Rakipi tek Njësia 8 në Tiranë. Deputeti Belind Këlliçi deklaroi se në këtë njësi u blenë vota me para cash, u kërcënuan votuesit dhe u mblodhën kartat e identitetit të personave që do të votonin PD. Këlliçi përmendi emrat e akuzuar, për të cilat thotë se kanë krijuar një strukturë të mirëfilltë të blerjes së votës, shantazhit dhe kërcënimit, si dhe mbledhjes së kartave të identitetit.

PD thotë se kallëzimi në SPAK u bë por në tre javë nuk pati hetim, dhe u lejua deformimi i votës.

“Prej më shumë se një muaji, Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal për veprën penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”, “Korrupsionit pasiv në zgjedhje”, “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” dhe “Marrjes ose përdorimit të paligjshëm të dokumenteve të identifikimit”. Megjithëse kishte 3 javë në dispozicion, SPAK heshti duke lejuar mercenarët e aleancës Rama- Doshi- Rakipi të zbatojnë skemën kriminale të blerjes së votave.

Sot, ne po vëmë në dijeni opinionin publik se cilët janë personat e përfshirë në masakrën elektorale të 25 Prillit në Bashkinë e Tiranës duke përfshirë kallëzimin e dorëzuar në SPAK 3 jave përpara ditës së zgjedhjeve.”, thotë Këlliçi.



7 Comments

  1. Prap vetem fjale , asnje prove ?
    Po na nxirrni ndonje prove per kete ‘ masakren ‘ elektorale.
    Po beheni shume qesharake.
    Do bejne barcaleta me ju .
    Meqe ra fjala , i keni cuar prokurorise ndonje prove apo indicje mbi keta persona ?
    Apo thjesht ta shtujme deri na shtator sa te harrohet shkarkimi i Bashes , po te gjitha keto shashka do harrohen.

    1. ne fakt ka dicka te vertete, Tom doshi me 2 espulso ka marre vota ne njesine 8 duke deformuar dhe vete voten socialiste !

  2. Hik mer zhabzi. Akoma pa fillu me lshu zeze fillo me ksi budalliqesh.
    Heres tjeter dil e fol per luften kunder komunizmit. Koqe.

  3. Me shume sesa denoncim me duket justifikim nga ana juaj .
    po vazhduat keshtu do tja fusni vetes dysh . Duam veprim , ndryshime rrenjesore dhe zgjedhje te reja ,
    ndyshe ikni e leshojini vendin me te zoteve .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *