• |
ide | kryesore

Dita Ndërkombëtare e Talasemisë/ Meta: Ndërgjegjësim për qytetarët dhe vendimmarrësit

-Instant, Lajme, Të fundit

Në Ditën Ndërkombëtare të Talasemisë, presidenti Ilir Meta i bën thirrje të gjithë qytetarëve, veçanërisht të rinjve e të rejave të bashkohen me kauzën e dhurimit të gjakut. Kreu i Shtetit deklaron se kjo ditë na fton të gjithëve për të ndërgjegjësuar më shumë qytetarët dhe vendimmarrësit rreth kësaj sëmundjeje.


Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta thotë se 10 minuta për të dhuruar gjak janë shumë të rëndësishme për të shpëtuar jetën e fëmijëve talasemikë.


“Është përgjegjësi e të gjithëve ne të eliminojmë pabarazitë shëndetësore dhe t’u ofrojmë të sëmurëve talasemikë, një jetë shoqërore cilësore, të denjë dhe të mirëintegruar, pa u stigmatizuar dhe margjinalizuar, apo më keq akoma, të vuajnë nga mungesa e gjakut të mjaftueshëm dhe të sigurt për nevojat e tyre jetësore”, thekson Meta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu