• |
ide | kryesore

“Do të luajmë gjithnjë në garat e tua”: 9 të ‘penduarit’ e Super League pranojnë dënimin e UEFA-s

-Instant, F1, Sport



Paqe mes Uefa-s dhe 9 klubeve rebele (Inter, Milan, City, United, Chelsea, Liverpool, Tottenham, Arsenal dhe Atletico Madrid) të cilët fillimisht u bashkuan me Super League dhe më pas dezertuan. Përveç faljeve dhe garancisë për të marrë pjesë gjithmonë në garat e Uefa, kompanitë në fjalë do të dhurojnë 15 milion për t’u alokuar në futbollin bazë dhe do t’i nënshtrohen mbajtjes së 5% të të ardhurave.

Falje, premtime për të mos e bërë më përsëri dhe disa sanksione financiare: ia hodhën me pak rebelët që më pas u penduan. Mbetet ende e hapur cështja në lidhje me Realin, Juve (dy promovuesit kryesorë të Superligës) dhe Barcelona, të cilat zyrtarisht nuk janë tërhequr kurrë. “UEFA rezervon të gjitha të drejtat për të ndërmarrë ndonjë veprim që e gjykon të përshtatshëm ndaj atyre klubeve që deri më tani kanë refuzuar të heqin dorë nga e ashtuquajtura ‘Super League’. Çështja do t’i referohet menjëherë organeve përkatëse të disiplinës së UEFA-s.”

KOMUNIKATA E UEFA-s
“Në një frymë pajtimi dhe për hir të futbollit evropian, nëntë nga 12 klubet e përfshira në të ashtuquajturin projekti Super League i kanë paraqitur UEFA-s një ‘Deklaratë të Angazhimit të Klubit’ e cila përcakton pozicionin e klubeve, përfshirë angazhimin e tyre në kompeticionet e UEFA-s për klube dhe garat kombëtare të klubeve”, thuhet në deklaratën e UEFA.

“UEFA ka mbledhur Panelin e Emergjencave të Komitetit Ekzekutiv të saj, i cili i ka kushtuar vëmendjen e duhur shpirtit dhe përmbajtjes së deklaratës së angazhimit të klubit dhe ka vendosur të miratojë veprime, masa dhe angazhime të ndryshme të bëra nga klubet. Një konfirmim zyrtar i angazhimeve dhe modaliteteve për riintegrimin e klubeve dhe pjesëmarrjen e tyre në kompeticionet e UEFA-s për klube, është rënë dakord dhe nënshkruar nga UEFA dhe këto nëntë klube. Masat e miratuara të riintegrimit janë të plota dhe përfundimtare ”.
“Nëntë klubet e pranojnë se projekti i Super League ishte një gabim dhe u kërkojnë falje tifozëve, Federatave kombëtare, kampionateve kombëtare, klubeve evropiane dhe UEFA-s. Ata gjithashtu pranuan që projekti nuk do të autorizohej sipas Statuteve dhe Rregullave të UEFA-s”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *