• |
ide | kryesore

Hetimet për vrasjen e biznesmenit grek, mediat flasin për lidhje me shqiptarët

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndërsa hetimet për vrasjen e biznesmenit grek, Dionysis Korfiatis në Zakynthos janë ende në vazhdim, një zbulim interesant është bërë publike për mediat.

Bëhet me dije se autoritetet gjetën 25 gëzhoja plumbash në vendin e krimit dhe detaji i çuditshëm në to ishte se të gjitha ishin të lyera me një lloj yndyre për të zhdukur çdo lloj gjurme gjenetike. Ndërkohë ajo çfarë u ra në sy hetuesve ishte dhe fakti se të gjitha kamerat e sigurisë në ambientet pranë ishin jashtë funksionit gjë që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Mediat greke më herët kanë shkruar se biznesmeni grek kishte dhe një lidhje me shqiptarë, por ende nuk është vërtetuar asgjë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *